E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uruguai-Gjermani, sonte finalja e vogël

Skuadrat e drejtuara nga Tabarez dhe Lëv, pas dështimit për të arritur në finalen e madhe të Johanesburgut, përballë Holandës dhe Spanjës, do të ndajnë mes tyre vendin e tretë dhe të katërt.

“Lufta” më interesante duket se do të zhvillohet për golashënuesin më të mirë, ku në garë janë gjermanët Klose e Myler, dhe uruguaiani Diego Forlan, të tre me nga katër gola. Para tyre në renditje qëndron spanjolli David Vila dhe holandezi Uesli Shnajder, të dy me nga pesë gola.

Tjetër fakt interesant është se, sulmuesi gjerman Miroslav Klose ka shënuar gjithsej 14 gola nëpër botërore, vetëm një më pak se braziliani Ronaldo. Para këtyre shifrave, Klose ka shansin më të mirë për të shënuar emrin e tij në historinë e botërorëve, ku me shumë mundësi ky do të jetë edhe i fundit për të.

Sa i përket formacioneve, teknikët respektivë do të bazohen kryesisht tek baza e ndeshjeve të kaluara, me përjashtime të vogla. Kështu, Uruguai do të ketë në dispozicion sulmuesin Suarez, i cili në përballjen me Holandën në gjysmëfinale ishte i pezulluar.

Ndërkohë, Joakim Lëv preferon modulin 4-2-3-1 për Gjermaninë e tij, ku në vend të Lukas Podolskit pritet të aktivizojë nga minuta e parë të riun Toni Kros. I rikthyer është edhe Tomas Myler, pasi edhe ai ishte i pezulluar në gjysmëfinalen me Spanjën.

Më poshtë do të paraqesim formacionet paraprake.

URUGUAI-GJERMANI (ora 20:30)

Uruguai (4-3-3): Muslera; Caceres, Lugano, Godin, Fucile; M. Pereira, D.Perez, Arevalo; Cavani, Furlan, L.Suarez.

Trajner: Tabarez

Gjermania (4-2-3-1): Neuer; Lahm, Mertesacker, Friedrich, Jansen; Khedira, Schëeinsteiger; Mueller, Ozil, Kroos; Klose.

Trajner: Loew.

Gjyqtar: Archundia (Meksikë)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›