Dita nis me një tjetër aksident, një i vdekur në Korçë
Pas aksidenteve të djeshme, sot në mëngjes ka ndërruar jetë një 42-vjeçar në qarkun e Korçës. Viktima Adriatik Gallo po udhëtonte me biçikletën e tij në aksin Korçë-Ersekë, kur është goditur për vdekje nga një makinë e paidentifikuar.
Shtetasi 42-vjeçar ka ndërruar menjëherë jetë, ndërsa makina është larguar nga vendi i ngjarjes pa u identifikuar. Policia e mbërritur në vendngjarje po punon për zbulimin dhe kapjen e drejtuesit që shkaktoi aksidentin.