E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elano mungon edhe ndaj Holandës

Mesfushori brazilian Elano do të mungojë edhe në ndeshjen çerekfinale, ku Brazili do të përballet me Holandën.

Futbollisti i Galatasaray, që mungoi edhe në të tetën e finales ndaj Kilit, ka provuar të stërvitë të mërkurën, por ka ndier sërish dhimbje në nyje të këmbës.

Edhe mjeku i Seleçao, Jose Luis Runco, nuk e ka fshehur preokupimin e tij për gjendjen e mesfushorit të djathtë, i cili rrezikon ta përfundojë të gjithë Botërorin para kohe. Në ndeshje me Kilin, Elanon e zëvendësoi futbollisti i Barcelonës, Dani Alves.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›