Pele sulmon sërish Maradonën

Në një intervistë për të përditshmen gjermane “Der Tagesspiegel”, legjenda e futbollit Pelé e ka sulmuar sërish rivalin e tij të përhershëm, Diego Armando Maradona.
“Nuk kam asnjë problem me Maradonën. Thjesht, mendoj se nuk është trajner i mirë. Nuk mendoj se Argjentina mund ta fitojë Botërorin. Sipas meje, Spanja e Gjermania mund ta vënë në vështirësi Brazilin, por jo edhe ekipi i Maradonës”, u shpreh braziliani Pele.
Me Maradonën në krye, Argjentina është kualifikuar në çerekfinale të Botërorit, ku do të takohet me Gjermaninë.