E Shtunë, 31 Tetor 2026

David Silva, në Manchester City

Manchester City e ka bërë një gjuajtje të madhe, duke i siguruar shërbimet e mesfushorit të përfaqësueses spanjolle David Silva. Futbollisti i deritashëm i Valencias do t’i bashkohet ekipit Citizens pas përfundimit të Botërorit.

“Dëshiroj ta falënderoj Valencian si klub, tifozët e flaktë, bashkëlojtarët dhe stafin. Do të mbetet gjithmonë një skuadër e veçantë për mua. Ishte koha për një sfidë të re. Mendoj se Premierliga është njëri nga kampionatet më sfiduese dhe dëshiroj të fitoj me Cityn”, ka thënë mesfushori Silva, i cili ka nënshkruar kontratë katërvjeçare.

Shuma e këtij transferi nuk është bërë e ditur, por flitet se Valencia ka përfituar rreth 30 milionë euro nga kjo shitje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›