E Shtunë, 31 Tetor 2026

Usain Bolt, “vesh” kostumin e ambasadorit

Usain Bolt vrapon. Në pistë, në makinë, por edhe në karrierën politike. Po, sepse njeriu më i shpejtë në planet është bërë së fundi ambasador i vendit të tij. Tre herë kampioni olimpik ka marrë pasaportën diplomatike, e cila i është dorëzuar atij nga vetë kryeministri i vendit, Brus Golding, gjatë një ceremonie të shkurtër të organizuar me këtë rast.

Në fjalën e tij, Bolt u shpreh mjaft i kënaqur dhe i nderuar njëkohësisht. “Është një nder i madh për mua dhe do të bëj më të mirën time për t’iu përgjigjur sa më mirë kërkesave që ka kjo detyrë”, tha ai.

Nga ana e tij, numri një i qeverisë xhamajkane deklaroi se dorëzimi i pasaportës diplomatike për Bolt nuk është një çmim, por një mënyrë për t’i kërkuar atij të promovojë imazhin e Xhamajkës në botë. 23-vjeçari është më i riu që merr një titull të këtij lloji.  

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›