E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen 7 shtetas për vjedhje makinash

Në pranga kanë rënë shtetasit Fatmir Gjelosh Marku, 23 - vjeç, lindur dhe banues në Shkodër,  Bledi Fran Zefi, 26 - vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Vau i Dejës,  Elidon Lazër Sokoli (Marku), 33 - vjeç, lindur dhe banues në Shkodër dhe Irena Ismet Boduri, 28 - vjeç, lindur dhe banuese në Shupenzë Dibër.

 Arrestimi i tyre u krye sepse dje janë kapur në flagrancë, në segmentin rrugor Golem – Kavajë, pasi në bashkëpunim me njëri - tjetrin në periudha e vende të ndryshme,  dyshohet se kanë shtrirë aktivitetin e tyre kriminal në disa qytete të vendit.

Ndërkohë, janë ekzekutuar urdhërat e ndalimit të lëshuara dje nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kavajë, edhe për 3 – shtetas, të dyshuar si bashkëautor në vjedhjet e automjeteve, të cilët u kapën në banesat e tyre, të ndodhura në Shllak, Toplan – Thermë të qytetit të Shkodrës. Nga operacioni ranë në pranga edhe Nikoll Delijaj, 30 – vjeç, lindur e banues në Shkodër, Kujtim Pjetër Fermasi, 35 – vjeç, lindur e banues në Shkodër dhe Alfred Pjetër Krepi, 44 – vjeç, lindur e banues në Shkodër.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar gjashtë automjete të vjedhura, një sërë targash të Kosovës, ndërkohë që po punohet intesivisht në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqëor Kavajë, për të dokumentuar tërësisht implikimin e tyre edhe në vjedhje të tjera të ndodhura në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›