Rishfaqet Fazlliç...
Ai ka shitur një tjetër biznes të tijin në vendin tonë dhe ashtu si dy vjet më parë (shitja e kompanisë “Crown Aquistion” tek një shoqëri qipriote), edhe kësaj here blerësi rezulton të jetë përsëri një firmë ishullore. Vlera e shitjes së kompanisë “Alpha SHPK”, e cila ishte 100% në pronësi të Fazlliçit, tek shoqëria “Irongold Services Ltd”, arrin në një milion e 250 mijë euro.
Operacioni konfirmohet edhe nga dokumentet zyrtare të Qendrës Kombëtare të Regjistrimeve. Nga këto dokumente rezulton se 950 mijë euro nga shuma e përgjithshme konsiderohen si kompensim për një borxh që biznesmeni boshnjak i kishte kompanisë qipriote që nga viti 2007, ndërsa pjesa tjetër do të paguhet në dorë.
Po kështu, dokumentet tregojnë se përfaqësuesi ligjor i shoqërisë “Irongold services” është një shtetas serb nga Beogradi, Aleksandër Skuliç, i cili mban gjithashtu postin e drejtorit të zhvillimit në
kompaninë serbe “Rudnap”, e përfolur për lidhje të forta me Fazlliçin.
Sipas burimeve nga drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, kompania “Alpha” ka qenë aktive gjatë viteve të fundit, por rezulton të jetë debitore me një detyrim të papaguar tatimor prej një milion lekësh.