E Diel, 1 Nëntor 2026

Ushqime me etiketa të pakuptueshme. Drejtori i AKU-së: Ka probleme me cilësinë, jo me sigurinë

konservuaraPajisja e produkteve ushqimore me etiketimin në gjuhën shqipe është një detyrim ligjor në vendin tonë.

Në fakt edhe prodhuesit e këtyre produkteve duket se janë njohur me këtë pjesë të ligjit dhe janë munduar që në të shumtën e rasteve ta plotësojnë këtë kusht, por problemi qëndron te mënyra e përkthimit

Përmban badem, leblebi e verdhë, rmsh i thatë, dekstrozë, maltodeksteinë, janë disa prej përbërësve që supozohet se duhet të jenë në gjuhën shqipe, por që fatkeqësisht nuk kanë asnjë lidhje me këtë.

Përveç këtyre fjalëve, ajo që të bie në sy janë edhe gabimet drejtshkrimore që përmbajnë këto etiketa, përfshirë këtu edhe ato të miratuara nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, institucion, i cili ka një specialist vetëm për kontrollin dhe miratimin e etiketave në gjuhën shqipe.

Klasike Përmbajtja, kmsh i zi, futave të thata, janë sërish disa prej fjalëve të çuditshme që lexon në këto etiketa.

Pas vëzhgimit të GSH mbi këtë problematikë, drejtori i AKU, Artan Gjergji, sqaron se legjislacioni në këtë pikë ka një handikap, pasi i lejon këtij institucioni të kontrollojë vetëm etiketat e produkteve të prodhuara brenda vendit dhe nuk ka tagër ligjor për produktet e importit.

Megjithatë, ai shton se këto janë probleme që lidhen me cilësinë dhe jo me sigurinë.

Në respekt të konsumatorit dua të shpjegoj se gjithsesi etiketa është një element që ka të bëjë me cilësinë dhe jo me sigurinë  ushqimore, shprehet ai./A.XH

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›