Berisha reagon pas deklaratës së Ramës për financat publike
Pas deklarates së kreut të PS-së Edi Rama mbi financat publike, Berisha ka reaguar në profilin e tij në Facebook :
Piktori lexon financat publike si Ungjillin sipas Canit apo Kuranin sipas Cacit!
Te dashur miq, ne flete rrufene e tij per financat piktori deshmon padije, vrer dhe injorance totale ne çdo fjale dhe fraze te tij. Per çdo njeri qe njeh abc-ne e financave publike eshte e qarte si drita e diellit se ne financat publike te Shqiperise çdo qindarke hyn nepermjet bankave dhe vetem bankave dhe çdo qindarke shpenzohet nepermjet thesarit dhe vetem thesarit, i cili mund te kontrollohet on-line nga çdo qytetar. Per Shqiperine dhe per çdo vend tjeter te lire te botes, perfshire ketu dhe SHBA, prodhimi i brendshem, borxhi publik dhe tregues te tjere kryesore fiskal ekonomike perllogariten dhe publikohen se paku nje here ne vit nga Banka Boterore, FMN dhe per vendet europiane edhe nga Komisioni Europian. Por piktori financat i ngaterron me ngjyrat mavi, zymtesi dhe vrer. Ai i lexon ato si Ungjillin sipas Canit (Çimit) apo Kuranin sipas Cacit. Prisini, prisni, ky eshte ndryshim!! Padije, vrere dhe urrejtje ne veprim!/A.XH