E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ushqimet ne treg të hapur, pasojat e sëmundjeve

Temperaturat mbi normat e lejuara, si dhe ekspozimi i fruta perimeve nën rrezet përvëluese të diellit, i bejnë tregjet jo shumë funksionale, për tregtimin e ushqimeve. Qytetarët shprehen të shqetesuar për këtë problem, por dorëzohen përpara kësaj situate.

Temperaturat e larta të ketyre ditëve, perveç problemeve të vapes, rrezikojnë të perhapin sëmundje, pikërisht nga ushqimet që tregtohen jashtë çdo parametri sigurie. Këshilla numër një e mjekëve, e konsideruar edhe si alarmi i ditës, është "mbrojtja nga ushqimet e pakontrolluara dhe jo të freskëta”.

Megjithatë, sugjerimi i bluzave të bardha, siç duket, ka rënë në vesh të shurdhët.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›