E Shtunë, 31 Tetor 2026

Matura, notat për provimet me zgjedhje

12/07/2011   Ministria e Arsimit shpall rezultatet e arritura nga çdo maturant për 17 lëndët me zgjedhje

Shpallen rezultatet për provimet e lëndëve me zgjedhje. Ministria e Arsimit ka zyrtarizuar gjatë ditës së djeshme rezultatet e arritura nga maturantët në dy testimet e fundit të maturës për 17 lëndët me zgjedhje. Tashmë maturantët u kanë dhënë fund testimeve për maturën, çka i hap udhë procesit të konkurrimit për pranimet në shkollat e larta publike të vendit për vitin e ri akademik, që do të iniciojë gjatë muajit tetor. Duke marrë edhe notat e provimeve me zgjedhje, maturantët do të mund të llogaritin vetë rezultatin final të pikëve me të cilin do të hyjnë në garën e konkurrimit për pranimet në universitete. Për këtë, duke poseduar të katër notat e provimeve si dhe koeficientët e miratuar, nga Ministria e Arsimit për llojin e shkollës së mesme dhe atë të degëve në fakultete sipas formulës tradicionale, konfirmojnë totalin e pikëve që arrijnë. Më pas këtë rezultat ata duhet ta krahasojnë me pikët e fituesit të fundit të pranuar në të gjitha degët e fakulteteve publike gjatë vitit të shkuar. Kjo pasi vetëm në këto kushte do të jenë në gjendje të bëjnë zgjedhjet e duhura, duke mos rrezikuar djegien e shkollës së lartë gjatë këtij viti. Bashkangjitur shkrimit do të gjeni të plotë listën e notave të marra nga të gjithë maturantët në dy testimet me zgjedhje që janë zhvilluar rreth dy javë më parë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›