E Diel, 1 Nëntor 2026

Ushqimet qe duhen konsumuar per te luftuar stresin



Ushqime te shendetshme dhe stresi largohet vete...kujdesuni per cfare hani dhe do ta shihni qe do te keni nje humordhe ekuiliber te brendshem me te mire. Stresi eshte nje armik i keq ndaj te cilit duhet te mesoheni te mbroheni ne menyren me te mire te mundshme per te mos humbur kontrollin nga aktiviteti i perditshem.
Ne disa momente mund ta ndjeni veten te pafuqishem per te luftuar stresin. Ja disa keshilla per ushqimet e antistres Lajthite- Jane te pasura me magnezium. Sipas disa studimeve ndihmojne per te mbajtur nivele te uleta te kortizolit i njohur si hormoni i stresit. Kujdes lajthite jane te pasura me kalori keshtu qe kush eshte ne diete nuk duhet ta teproje me konsumimin e tyre.
Brokoli- Ka pak kalori shume acid folik dhe favorizon reduktimin e stresit.
Sheqeri- Embelsira ul nivelin e stresit. Mjafton nje maje luge sheqer ne goje per te patur nje efekt te ndjesise se mire. Kush nuk eshte ne diete nuk ben gabim te haje torta dhe embelsira.
Karbohidratet- Ushqimet e pasura me karbohidrate rrisin nivelin e serotonines duke ndikuar te humori dhe duke sjelle clodhje.
Omega 3- Pjatat me salmon dhe ushqimet e tjera qe permbajne Omega 3 jane eliksiret e shkelqyer per shendetin e qelizave te trurit. Konsumimi i ushqimeve qe permbajne yndyrna te shendetshme ndihmon luftimin e stresit ne menyren e duhur.
Cokollata e zeze- Me konsumimin e saj rritet prodhimi i endorfines. Cokollata permban 300 perberje te ndryshme mes te cileve edhe anandamiden nje substance kimike qe imiton ne tru efektin e marihuanes dhe teobromines nje stimulant mjaft delikat.
Nje gote qumesht ne dite- Qumeshti permban triptofan i cili duke u metabolizuar konvertohet ne serotonine agjent per humorin e mire. Kalciumi magneziumi dhe potasiumi mund te kontribuojne per te mbajtur te qendrueshem presionin e arterieve.
Pini cokollate te ngrohte- Pijet e ngrohjta rrisin temperaturen e trupit nje ndjesi qe shkakton rehati te pergjithshme ne organizem.
Caj i zi- Ky lloj caji rregullon humorin. Keshtu thote nje studim i Universitetit College te Londres. Konsumimi i cajit te zi kater here ne dite per gjashte jave ul nivelin e kortizolit hormonit te stresit sidomos pas nje situate kritike.
Caj jeshil- Ky lloj caji eshte i pasur me teanine dhe ndihmon ne clodhjen e trurit. Studimet laboratorike tregojne se caji eshte i pasur me polifenole qe veprojne si clodhes natyrale dhe ushqyes per stomakun.
Pini uje te ftohte- Konsumimi i ujit dhe me pas nje ecje e gjate ne ajer te paster do tju sherbeje per clodhjen e trupit dhe trurit. Uji eshte si benzine per trupin dhe influencon ne qarkullimin e mire te gjakut.

Keshillat per lekure te paster

Per te kuruar lekuren nuk eshte e mjaftueshme qe te vendosesh krem dy here ne dite dhe te investosh ne produkte bukurie shume te kushtueshme.
Ndonjehere harrojme se ka shume veprime te perditshme qe mund te permiresojne apo keqesojne lekuren e fytyres sidomos kur ka ekspozim nga agjente te jashtem si dielli i ftohti apo smogu.
Ja disa keshilla
Zgjidhni pastruesin e duhur. Nuk duhet te perdorni lares te njejte per lekuren e duarve per trupin dhe per fytyren. Lekura e fytyres eshte me e ndjeshme. Zgjidhni nje lares qe ka pak substanca kimike si SD-40 dhe alkool. Keto lloj perberesish tentojne ta thajne lekuren e fytyres.
Mos perdorni shpesh eksfoliantin. Teper e rendesishme eshte pastrimi i lekures ne thellesi por nuk duhet bere shume shpesh sepse keshtu rrezikohet qe te humbet elasticiteti. Perdorini keto produkte ne menyre te moderuar dhe jo ne mengjes kur lekura e fytyres eshte me e dobet.
Hidratojeni lekuren normalisht. Keshilla kryesore e te gjithe eksperteve te bukurise eshte ajo e te ushqyerit te lekures sidomos kur eshte e thate. Asnjehere mos e ekzagjeroni sepse keshtu rrezikoni qe te rendoni lekuren. Pini shume uje kujdesuni per ambientin ne shtepi dhe ndonjehere ushqejeni lekuren me maska fruktoze te pergatitura ne shtepi.
Lajeni fytyren para se te flini. Nese flini me make up atehere mos u habisni kur ne mengjes te gjeni ndonje surprize te pakendshme. Lekura juaj gjate nates duhet te jete e qete poret te jeni te lira qe te marrin ajer.
Mos perdorni produkte kozmetike te vjetra. Edhe pse produkti mund te jete i madh ne sasi mire eshte qe te mos e perdorni per shume kohe sepse me kalimin e diteve cilesia e tij bie. Po ashtu produktet shpesh perdoren me duar jo fort te pastra.

Keshilla mjekesore per gripin

Mbani nen kontroll temperaturen. Qumeshti i ngrohte me mjalte eshte nje balsam shume i mire madje ideal per kollen dhe fytin. Nese ka kolle dhe dhimbje fyti perdorni avujt me uje te ngrohte e kamomil dhe gargara me uje me kripe. Mundohuni te mos perdorni antibiotike ato nuk te sherojne nga rrufa apo gripi. Te vetmet raste kur mund te kene efekt jane komplikimet bakteriale te cilat e dobesojne tej mase organizmin.

Ngrenia e mengjesit parandalon infarktin

Mengjesi eshte nje vakt qe nuk duhet evituar. Konsumoni nje filxhan qumesht kafe ndonje biskote dhe ne fund frut. Pavaresisht shijeve personale e rendesishme qe ti dedikohet vemendje kalorive dhe ushqimit te trupit ne menyren e duhur. Sipas dietologeve kush konsumon mengjes dobesohet me kollaj pasi ka energji per te perballuar diten por edhe per te luftuar infarktin apo diabetin.

23 Nentor 2010

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›