Miqtë në rrjet
Miliona njerëz tregojnë jetën e tyre private në rrjete të ndryshme sociale. Ja si dhe pse lidhjet virtuale mund të provokojnë emocione shumë të vërteta... Për shkencëtarët, ky është fillimi i një epoke të re, me avantazhe dhe rreziqe të pafundme
Një amerikan 39-vjeçar, që kur kishte lindur, ishte adoptuar. Për vite me radhë, me ndihmën e një shoku, kishte kërkuar nënën e tij biologjike, por pa sukses, derisa një ditë, i erdhi në mendje një ide gjeniale: të regjistrohej si beqar në adresën "classmates.com". Pas pak minutash, po çatonte me të ëmën, dhe fundjavën pasardhëse, më në fund, u takuan. Historia, e treguar nga rrjeti amerikan "Cbs", është e vërtetë. Pra, ai që mendon se takimet në rrjetet sociale janë thjesht një humbje kohe, gabohet. Ato janë shumë të vërteta.
Gabime të kohës
Sot, rrjetet sociale të lejojnë që të japësh në kohë rekord lajme të vërteta dhe shumë të rëndësishme. Për shembull, lajmi për sulmet terroriste të Mumbait u dha më parë në "Twitter" sesa në televizor. Gjithashtu, ato kanë pasur një peshë të madhe në suksesin e Presidentit amerikan, Barak Obama, i cili gjatë fushatës elektorale, ka qenë i lidhur online me 13 milionë persona.
Falë rrjeteve si "Linkedin", mund të gjesh punë dhe të verifikosh vërtetësinë e një kurrikulumi. Gjithashtu mund të krijosh vepra arti korale, si "Faint heart", filmi (me skenar dhe muzikë) i interpretuar nga përdoruesit e "MySpace" dhe i prodhuar nga "Vertigo Film". Së fundmi, një docent në Universitetin e Parisit është shprehur se, me rrjetet sociale, po vjen "një epokë e vërtetë mutacioni antropologjik".
"Kush ngjan, pëlqehet"
Të lindura 14 vjet më parë, gjatë kohëve të fundit, rrjetet sociale kanë pasur një rritje të rrezikshme. Sot, numri i të regjistruarve në rrjetet sociale është shumë i lartë dhe personat që e përdorin internetin i kushtojnë të paktën 30 minuta kohë në ditë. Mes tyre, ka edhe studiues. "Interneti i entuziazmon sociologët, sepse çdo klikim lë pas disa të dhëna, të cilat mund të jenë shumë të rëndësishme", shpjegon një docent i të Drejtave të Informacionit në Universitetin e St. Gallen (Zvicër). Këtë ka bërë edhe një prej ekspertëve më të mëdhenj të rrjetit social, Nicholas Christakis, sociologu i Universitetit të Harvardit (SHBA). Ekipi i tij ka zbuluar se si zhvillohen miqësitë online, duke krahasuar të dhënat e 1640 studentëve të regjistruar në "Facebook" me të dhënat e jetës së tyre të vërtetë. Ata zbuluan se ashtu si edhe në jetë, krijohet miqësi me atë që ka të njëjtën gjini, moshë, prejardhje etnike dhe shtresë shoqërore. Edhe pse në internet, grupet janë më shumë të përzier, kërkohet të lidhet miqësi (sidomos femrat) me persona të ndryshëm.
Ligji "kush ngjan, pëlqehet" vlen edhe për fotot e publikuara në "Facebook": personat e qeshur janë priren të lidhen me njëri-tjetrin. E njëjta gjë vlen edhe për njerëzit e "zymtë", për adhuruesit e privatësisë dhe ata që kanë shije muzikore jo shumë popullore. E jo vetëm kaq. Ato që i forcojnë më shumë lidhjet në "Facebook" janë shijet muzikore (96 për qind të rasteve), të ndjekura nga letërsia (67 për qind) dhe preferencat kinematografike (50 për qind). Praktikisht, në internet personat që pëlqejnë Valentino Rosin kanë më shumë mundësi të lidhen me njëri-tjetrin, sesa me ata që pëlqejnë librat e "Harry Potter", apo fansat e filmit "The millionaire".
Konflikte dhe hakmarrje
Rrjetet sociale i lehtësojnë miqësitë, por është e vërtetë gjithashtu se në internet konfliktet përhapen më shpejt dhe janë më të dhunshme se ballë për ballë: mund të arrihet tek ofendimet më të rënda ose te publikimi i fotove të sikletshme të ish të dashurit/së dashurës. Në fakt, pas ekranit të kompjuterit, ndihemi më të mbrojtur, por edhe pse është një publik shumë i madh, thuhen gjëra që nuk do të thuheshin kurrë përballë. Por emocionet mbeten të forta: për shembull të zbulosh se shoku i zemrës nuk të ka vënë në listën e "miqve të ngushtë", është e sigurt se menjëherë do të zhgënjehesh.
Por sa miq mund të kesh? Në vitet ‘90, antropologu anglez, Robin Dunbar, hapi një rrjet social, i cili nuk pranonte më shumë se 150 anëtarë: përtej këtij limiti, është e pamundur të ruheshin dhe të kujtoheshin të dhënat e çdonjërit prej anëtarëve. Në "Facebook", numri mesatar i miqve arrin në 100, por ka edhe nga ata të fiksuar që e kanë numrin e miqve në 5000.
Lidhje të dobëta dhe blofe
"Facebook" është adresa më e klikuar në internet. "Ai që regjistrohet në këtë adresë ka mundësi të krijojë lidhje të reja, të marrë më shumë informacione, të krijojë kontakte me njerëz të rinj. Një lidhje të dobët nuk e pengon asgjë që të bëhet një lidhje e fortë", thotë një sociolog. Por, sipas Christakis, miqësitë e vërteta janë ndryshe. "‘Facebook‘ ndihmon më shumë në forcimin e lidhjeve të saponisura, sesa të krijojë njohje të reja". Në fakt, në pjesën më të madhe të rasteve, personat që përdorin një rrjet social, japin të dhëna të rreme, pra përpiqen të hiqen si njerëz të tjerë. "Edhe në jetën reale ndodh një gjë e tillë, kur krijojmë një lidhje të re, ose kur dërgojnë një kurrikulin në një punë: gjithnjë mundohemi t‘i japim më shumë rëndësi vetes", thotë një sociolog spanjoll.
Dashuritë virtuale
Po dashuria? Rrjetet sociale mund të ndihmojnë të gjesh një partner. Përmes një klikimi mund shohësh menjëherë jo vetëm pamjen e jashtme, por edhe nëse shijet tuaja intelektuale përputhen. Gjithsesi ky "udhëtim" nuk është pa rreziqe: në rrjetet sociale duket gjithmonë më i bukur sesa në realitet dhe si pasojë, takimi ballë për ballë mund të jetë zhgënjyes.
Përmes internetit, një shtëpiake angleze mësoi se i shoqi dëshironte të divorcohej. Një tjetër londinez rrahu për vdekje bashkëshorten, sepse ajo e kishte shkruar "beqare" dhe jo "e martuar" gjendjen e saj civile në "Facebook". Sipas disa sociologëve, të bësh çat erotik vetëm me një person tjetër, quhet tradhti dhe kjo është një arsye e fortë për t‘u ndarë.
Ndihmë globale
Në fakt, rrjetet sociale nuk përdoren vetëm për ata që dëshirojnë të çatojnë, të krijojnë miqësi të reja apo të gjejnë dashurinë e vërtetë. Kohët e fundit, ato po përdoren edhe prej mjekëve, me qëllim që të kenë informacion mbi efektin e ilaçeve dhe për të nxjerrë online terapi të reja (si "PatientsLikeMe.com"). Ka rrjete sociale që tregojnë rrugët pa barriera arkitektonike (http://twitter.com/accesscity) si dhe ato që japin mendime mbi të ardhmen ekonomike të botës (www.we20.org).
Kërkimet
Pra, rrjetet sociale kanë bërë për vete çdo qenie njerëzore. Vitin e kaluar, disa kompani celulare, për t‘i shitur më shumë telefonat e tyre, u kanë instaluar "Facebook", "MySpace" dhe "Twitter". Në vitin 2008, studiuesit e Universitetit të Nju Jorkut, shpikën "Kickbee" një brez me censorë që vihet në barkun e grave që presin të bëhen nëna. Ky brez regjistron lëvizjet e fëmijës dhe i transmeton ato përmes "bluetooth"-it në kompjuter, duke i shndërruar në mesazhe (të tipit "i thashë mamit një shqelm në orën 16:15") që janë gati për t‘i hedhur në internet. Ju duket e ekzagjeruar? Jo shumë: javën e shkuar, një grua australiane u bë e famshme sepse ishte regjistruar në "Facebook" me emrin "Buba" dhe kishte nxjerrë fotot e bebes që mbante në bark. Në vend të fotos së profilit, kishte vënë një ekografi.
Por a ka rrezik që rrjeti social të ndikojë në ekuilibrin tonë mendor? "Zhvillimi i teknologjisë ka bërë që ne të ndiejmë menjëherë çdo emocion, pa na lënë kohë për ta kuptuar. Fillimisht, emocionet ndihen dhe jetohen, por jo domosdoshmërisht ndahen me të tjerët. Duke treguar çdo gjë, do të ndjejmë vazhdimisht nevojën e një pohimi për të kuptuar se kush jemi dhe çfarë ndiejmë", thotë një sociologe.
Më pak vetëm
Për disa sociologë, rrjetet sociale kanë një meritë të madhe, sepse largojnë vetminë. Kjo vlen në veçanti për njerëzit që janë të mbyllur dhe kanë vështirësi të krijojnë shoqëri me të tjerët.
Adresat më të klikuara
"Facebook"
Përdorues: 175 milionë persona në botë. Përdoret për të lidhur miqësi si dhe për të rigjetur shokët e shoqet e fëmijërisë. Mund të ndash me të tjerët foto dhe video.
"Netlog"
Përdorues: 42 milionë persona në botë. Përdoret për të lidhur miqësi si dhe për të rigjetur shokët e shoqet e fëmijërisë. Mund të ndash me të tjerët foto dhe video.
"Linkedin"
Përdorues: 36 milionë persona në botë. Është një rrejt për lidhje profesionale.
"Myspace"
Përdorues: 81 milionë persona në botë. Përdoret nga artistët (sidomos këngëtarët) që dëshirojnë të bëhen të famshëm duke publikuar këngët e tyre
"Badoo"
Përdorues: 13 milionë persona në botë. Në këtë adresë jepen të dhënat personale dhe mund të lidhesh me persona që kanë të njëjtën moshë dhe të njëjta preferenca
"Twitter"
Përdorues: 6 milionë persona në botë. Sajt me një vitrinë të personalizuar, ku çdo përdorues mund të shkruajë një mesazh me 140 karaktere
Të falshëm
Këngëtarë, politikanë, intelektualë. Këta persona i përdorin rrjetet sociale për të mbajtur kontaktet me fansat
Studiues
Janë shkencëtarë, por edhe intelektualë, politikanë, ekonomistë, të cilët përdorin rrjetet sociale për të bërë hetime të mëtejshme
Artistë
Publikojë punët e tyre (filma, muzikë, tekste, piktura, etj.) në formë promovimi profesional
Udhëtues
Kërkojnë dhe ndajmë me të tjerët informacione për vendet ose qytetet turistike ku dëshirojnë të jetojnë
Mbrojtës
Vënë online informacione të pakta dhe foto personale. Komunikojnë vetëm me një grup miqsh të ngushtë
Përgjues
Profili i tyre nuk ka shumë informacione. Ato regjistrohen nëpër rrejte sociale vetëm për një alibi ose për të parë profilet dhe fotot e të tjerëve
Reporterë
Tregojnë fakte (edhe dokumente me video e foto) dhe shprehin opinione mbi temat e aktualitetit në çdo fushë
Narcisistë
Dëshirojnë të duken, të nxjerrin në pah aftësitë e tyre (sidomos ato fizike) duke kërkuar vazhdimisht pohime nga të tjerët
Joshës
Qëllimi i tyre është të gjejnë në rrejt lidhje dashurie ose seksuale në bazë të shijeve të tyre