E Diel, 1 Nëntor 2026

Amnistia urgjente biznesi Lehtesi e konkurrence ne treg

Amnistia e shumëpritur fiskale duhet të aplikohet sa më parë, pasi në këtë mënyrë krijohen lehtësi në tregjeve dhe konsumatorët përfitojnë nga konkurenca, çmime apo dhe shërbime më të mira. Për Albanian Screen, përfaqësues të grupimeve të biznesit thonë se amnistia mund të konsiderohet dhe si faza finale për zhvillimin e ekonomisë shqiptare.

"Amnistia fiskale do të jetë faktor kyc në zhvillimin e ekonomisë, rrit fluksin e parasë, rritjen e kursimeve, si rrjedhim e investimeve rritje e punës, efikasitetit të prodhimit, të investimeve të mirëstrukturuara. Do të minimizojë atë pabarazinë     midis të ardhurave, kursimeve dhe investimeve. Do të rritet punësimi, stimujt fiskal. Pra, efekti social dhe efekti i rritjes së kapitaleve në treg do të jetë i madh", tha Eugenia Gjura, drejtore Ekzekutive e Qendrës për Dialog mes Biznesit dhe Parlamentit.

Shumë biznese nuk do të përfshihen në amnisti, pasi nuk kanë asete, aktivitet të padeklaruar apo detyrime tatimore. Amnistia, sipas ekspertëve ndikon pozitivisht dhe te këta të fundit.

"Besoj se llogaritjet që janë bërë me një grup sektorësh në periudhën e quajtur informale, do të variojnë 10-15 miliardë lekë. Është shifër në rritje nga ajo që kemi deklaruar dhe si organizata biznesi kur është kërkuar në fillimet e saj amnistia fiskale, sepse flitet për dy vjet përpara", vijon Gjura.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë ka propozuar që për legalizimin e aseteve pagesa të mos jetë më shumë se 3 për qind, ndërsa për amnistinë fiskale tarifat të jetë  jo më shumë se 5 për qind.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›