E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ushtarakët në rezervë protestë para kryeministrisë

Përpara kryeministrisë, shoqata kombëtare e Ushtarakëve në Rezervë, po bën një protestë me thirrjet “Për të zbatuar reformën financiare për ish ushtarakët”. Protesta e tyre synon nxitjen e reformës së drejtë në radhët e ushtarakëve dhe jo zëvendësimin e specialistëve me militantë të partive në pushtet. Bordi ekzekutiv i shoqatës ka dhënë mesazhe për të gjithë punonjësit aktualë në radhët e Forcave të Armatosura. Ndërsa kërkon nga qeveria autokritikë dhe marrjen e masave për gabimet që çuan në tragjedinë e Gërdecit, si dhe profesionalizëm në ndërmarrjet e aktiviteteve të ngjashme me të. Një pikë tjetër e rëndësishme në protestë është edhe zvarritja nga ana e qeverisë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, lidhur me sigurimet suplementare të ushtarakëve, duke qenë se ka kaluar kohë që kur gjykata Kushtetuese ktheu mbrapsht vendimin e qeverisë për trajtimin e përfitimeve të ushtarakëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›