E Shtunë, 31 Tetor 2026

60 persona vriten nga bombat në Indi

Policia në Indi po kontrollon mjediset ku shpërthimi i tetë bombave shkaktoi vdekjen e të paktën gjashtëdhjetë personave në qytetin veri-perëndimor Jaipur si dhe plagosi 150 te tjere.

Bombat shpërthyen njëzet minuta nga njëra-tjetra në qendrën e qytetit të vjetër, i cili është një destinacion i rëndësishëm turistik.

Sulmi kishte si objektiv tregun e vjetër të qytetit, njësitë e tregtimit të bizhuterive dhe një tempull hindu.

Shefi i lokal i policisë e përshkroi rastin si një sulm terrorist që synonte të shkaktonte sa më shumë viktima.

Një korrespondent i BBC-së në terren thotë se ende nuk ka njoftime se kush mund ta ketë kryer sulmin.

Kryeministri, Manmohan Singh, ka bërë thirrje për qetësi.

 BBC

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›