E Diel, 1 Nëntor 2026

Ushtaraku kati qe ndan te plagosurit e dy kampeve

/ /

shte pershtatur me se miri per te kaluar naten. Dy rezistenca per ngrohje nje krevat portativ i mbeshtetur pas murit dhe disa stola ku ulen familjaret.

Kjo eshte kthina ku ndajne hallet te gjithe ata qe duhet te qendrojne per dite me radhe perpara deres se reanimacionit te Spitalit Ushtarak. Brenda luftojne me vdekjen te afermit. Prej 4 ditesh Aleks Nika 36-vjecari nga Lezha qe u plagos me nje plumb ne koke gjate protestes se opozites eshte njeri prej tyre. Dy motrave te tij u ndalet frymemarrja sa here hapet dera e reanimacionit. Tashme lotet u kane shterur por gjurmet e tyre ua kane theksuar edhe me rrathet poshte syve. Gjithsesi reflektojne kurajo. Ndonese nuk duan ta shprehin u lexohet ne sy shpresa se i vellai nuk e ka humbur betejen me jeten. Pas disa ecejakesh ne korridor perpiqemi te kembejme me to disa fjale. E pamundur. Na duhet te ngjitemi nje kat me siper ne pavijonin e neurokirurgjise per te marre ndonje sqarim me shume per gjendjen e pacientit. Mjeku qe po e ndjek ndryshe nga sa mund te prisnim ne fillim shpreh hapur optimizmin per  permiresim. Ai na pohon se kete lajm do tua percjelle pas pak edhe familjareve. Nuk behet fjale per vdekje klinike per pacientin ka shprese dhe veme re nje permiresim krahasuar me gjendjen qe ishte ne fillim thote shefi i neurokirurgjise Fatos Olldashi. Rikthehemi ne katin e pare pas 20 minutash. Duket qarte qe familja Nika e ka marre tashme lajmin e mire. Per ta edhe kaq eshte shume. Teksa i pyet nese jane ne dijeni te asaj qe thone mjeket dy motrat e Aleksit ne fillim me droje nisin te flasin. Sa folem dhe na thane se ka nje permiresim te vogel. shte rende po edhe kaq per ne eshte shume thote njera prej tyre. Me tej ajo tregon se i vellai diten e protestes ishte nisur te bente furnizim ne Tirane. Nuk ka lidhje me protesten. Ne punojme te tre. Ai ben montimet e perdeve ndersa ne i qepim. Ate dite Aleksi erdhi per furnizim. Ne proteste ka qene rastesisht. Ne as duam tia dime per politike. Boll kemi hallet tona thote motra e madhe. Terheq lotet kur rrefen se vajza e vogel e Aleksit eshte vetem 4-javeshe. Te madhen e ka dy vjece. Im vella nuk eshte huligan. Ka gjithe keto vite qe punon per te mbajtur familjen tregon e motra. Dikush tjeter nga familjaret nis te nervozohet. A mundesh te largohesh se kemi hall tjeter tani thote ai. Padiskutim me shume te drejte. Nuk eshte as momenti as vendi per te na e pasur ngene. Tentojme edhe njehere tu marrim emrat motrave te Aleksit por shikimi i tyre na e jep vete pergjigjen. Mjaftohen vetem me fjalen kaq dhe na duhet ti leme rehat. Mesa duket qelluam me fat qe arritem tu shkepusnim dhe keto fjale. Vellai i tyre akoma nuk e ka kapercyer gjendjen kritike por drita e shpreses ka rikthyer disi optimizmin e te gjitheve. Nga sa pohojne mjeket nese ai do ti nenshtrohet nje nderhyrjeje kirurgjikale do te shihet vetem ne diten ne vijim.
Nuk eshte i kampit tjeter..
Nuk te duhej shume per te kuptuar se i plagosuri i kampit tjeter qendronte ne dhomen nr.6 te pavijonit te neurokirurgjise. Nje kat me siper. Bashke me familjaret edhe disa efektive blu qendronin jashte deres. Haki Dautaj polici i goditur me mjete te forta ne koke kish vetem 30 minuta qe ishte transferuar ne kete dhome. Nderhyrja kirurgjikale per fat te mire kishte dale me sukses. Vetem pak me pare kete fakt na e pohoi mjeku e gjithcka dukej qartazi nga cdo levizje qe benin te afermit. Te flisje me ta ishte shume e lehte sepse tashme ankthin e pritjes e kishin kaluar. Por ajo qe prisnim me pak ishte fjalia e te vellait e thene aq cilter. Shyqyr qe ia hodhi. Ishallah e kalojne edhe protestuesit. Ishte njeri rende me duket. Mos pafshim njeri ne spitaljane te gjithe njerez. Ska kundershtare po duhet te vish ketu qe ta kuptosh tha vellai i Haki Dautajt i cili pranonte ta pyesje per cdo gje ama vetem foto mos i shkrepje. Keto pak fjali te thena ne menyren me te natyrshme per nje cast na lane pa fjale. Vetem pasi dolem prej aty kuptuam se duhen lexuar me thelle nga kushdo qe i ka ngelur nje fare ndjesie njerezore. Dy te plagosurit nuk perfaqesonin aspak dy kampe. Ne kate te ndryshme familjaret e tyre percillnin ekzaktesisht te njejten gje Shprese per jete. Po te rrije edhe pak madje humbje krejt sensin e dates 21 janar kur secili prej tyre do te ishte gati te bente realitet te kunderten. Ajo dite te rikthehej ne kujtese si nje drame absurdi. Per fat te mire operacioni te cilit iu nenshtrua dje polici i plagosur doli me sukses. Shefi i neurokirurgjise se Spitalit Ushtarak Fatos Olldashi tha per gazeten se gjendja e pacientit po shkon drejt stabilizimit. Operacioni u krye ne kushte normale pra jo ne kushte urgjence. Qe me pare pacienti ishte diagnostikuar me nje grumbullim gjaku ne koke dhe demtim te trurit pasoje e goditjeve me mjete te forta tha Olldashi. Ai shtoi se gjate ketyre diteve jane bere nje sere ekzaminimesh skanera te perseritur dhe stafi mjekesor konkludoi se nderhyrja ishte e domosdoshme. Gjithcka shkoi mire. Pacienti tani eshte jashte reanimacionit e madje edhe ka folur tha Olldashi. Sipas mjekut pacienti aktualisht ka nje paralize te kembes por qe nuk ka lidhje me nderhyrjen ne tru. Ne ditet ne vijim mund te behet nje percaktim i sakte nga se ka ardhur kjo paralize u shpreh shefi i neurokirurgjise. shte vetem nje kat qe i ndan dy te plagosurit rende te protestes se 4 diteve me pare. Jane te njejtat lot dhimbjeje qe derdhin familjaret. E njejta lodhje dhe e njejta shprese per ti pare ne kembe. Nuk u perkasin aspak dy kampeve te kundert...

Spitali ushtarak gatishmeri me pak ilace

Urgjenca e Spitalit Ushtarak eshte porta e pare ku shkelin te gjithe ata qe pesojne nje aksident apo lloj tjeter traume. Por pavaresisht se eshte i vetmi qe mbulon vendin ne raste fatkeqesish apo aksidentesh bluzat e bardha pohojne se ne kete spital mungon nje pjese e mire e ilaceve. Pacienteve u duhet ti blejne vete medikamentet. Madje ne disa raste kane paguar edhe per allcine pas nje thyerjeje apo shembjeje ne trup. Mjeket pohojne se mungojne nje pjese e mire a antibiotikeve ndersa ne pavijonin e ortopedise blihen prej vitesh tashme protezat per frakturat.

Zirina Llambro

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›