E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ristani Procesi ka nisur me shkelje ligjore

Disa deputete te parlamentit shqiptar nga Partia Demokratike dhe Partia Socialiste dorezuan mandatet e tyre parlamentare sepse do te kandidojne per bashkiake ne zgjedhjet vendore te 8 majit. Partite kryesore hartuan platformat e bashkepunimit ne koalicione me aleatet dhe po mbyllin listat me emrat e kandidateve te tyre per bashki e komuna. Ne Partine Socialiste po shqyrtohen kandidaturat e fundit ndersa ne qytetet e medha do te rikandidojne bashkiaket socialiste aktuale.

Partite pjesemarrese te parlamentit pritet te mblidhen neser ne nje tryeze te perbashket per te diskutuar ecurine e procesit zgjedhor dhe mundesite e bashkepunimit per mbarevajtjen e zgjedhjeve vendore.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u beri thirrje partive qe te regjistrojne kandidatet perpara mesnates sepse sot skadon afati per regjistrimet. Kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Arben Ristani beri te ditur se neser KQZ do te diskutoje pranimin e komisionereve socialiste ne Komisionet Zonale te Zgjedhjeve. Ne nje interviste me korrespondentin tone ne Tirane Ilirian Agolli zoti Ristani tha se procesi ka nisur me shkelje ligjore. Ai tha se per mbarevajtjen e zgjedhjeve nevojitet zbatimi i ligjit dhe bashkepunimi i gjithe pjesemarresve politike

Zeri i Amerikes Zoti Ristani Sipas Kodit Zgjedhor sot eshte afati i fundit qe koalicionet partiake te regjistrojne kandidatet per zgjedhjet vendore te 8 majit. Si kane shkuar regjistrimet

Arben Ristani Kodi Zgjedhor ka parashikuar nje afat jo me shume se 40 dite nga zgjedhjet qe partite koalicionet apo kandidatet e pavarur duhet te regjistrohen per zgjedhjet qe vijne. Per sa i perket pjeses tjeter te Shqiperise pervec Tiranes kam informacione nga komisionet e nivelit te dyte qe partite po shkojne per te regjistruar listat e tyre te kandidateve per keshillat dhe te kandidateve garues per bashkite. Persa i perket Tiranes ka nje boshllek por eshte zgjidhur me nje vendim te KQZ. Jane njoftuar partite qe kandidatet dhe listat e keshilltareve per Tiranen do te regjistrohen prane KQZ. Po i presim partite te regjistrohen dhe KQZ do te qendroje i hapur deri pas mesnate per ta kryer kete regjistrim.

Zeri i Amerikes Te pakten me regjistrimet po zbatohen afatet por cfare do te behet me futjen e komisionereve socialiste ne komisionet zonale.

Arben Ristani PS dhe PBDNJ kane shkelur cdo afat ligjor lidhur me prurjen e propozimeve per komisioneret e nivelit te dyte. Pas shume negociatash dhe thirrjesh nga KQZ perseri nuk u arrit qellimi qe ata te respketonin afatin dhe ceshtja tashme eshte jashte afatit ligjor por megjithate ata kane prure propozime. Ne jemi duke i shqyrtuar propozimet. Administrata e KQZ ka konstatuar nje numer mangesish ne dokumentacionin e te propozuarve si edhe nje problematike lidhur me perqindjen e gjinise femerore ne listat e Partise Socialiste. shte komunikuar me ta qe te plotesohen keto mangesi dhe besoj qe neser te marten mund te kete nje mbledhje te KQZ per ti emeruar ata ne detyre. Kjo behet per te krijuar balancen qe ligji parashikon por ne kete teme KQZ eshte i detyruar qe te veproje ne nje fushe ekstraligjore ku e ka cuar shkelja me arrogance e ligjit nga Partia Socialiste dhe PBDNJ.

Zeri i Amerikes Zoti Ristani Sa e kane penguar punen e KQZ mungesa e vazhdueshme e disa prej antareve te komisionit ne shqyrtimin e materialeve ne marrjen e vendimeve

Arben Ristani Dy antare te KQZ edhe ata ne shkelje te ligjit ka disa kohe qe nuk marrin pjese ne mbledhjet e KQZ dhe i bojkotojne ato duke sjelle mungesen e debatit ne KQZ mungesen e mendimit te tyre te kualifikuar per te cilin ne kemi nevoje. Por nga ana tjeter mungesa e tyre ka prure edhe nje te keqe te madhe sepse nuk kemi mundur te nxjerrim akte me fuqi normative ne te gjithe territorin. Keto akte do te benin te mundur sidomos permiresime lidhur me verejtjet qe ka bere raporti i OSBE/ODIHR-it ne zgjedhjet e kaluara verejtje qe do te kerkonin ndryshime ligjore. Ndryshimet ligjore nuk jane ne dore te KQZ. Ne kishim ne dore qe te rregullonim dicka permes akteve tona ne baze dhe per zbatim te ligjit akte te cilat sipas ligjit duan pese vota dhe keto pese vota ne na kane munguar per shkak se ata ne menyre te paligjshme kane bojkotuar mbledhjet e KQZ.

Zeri i Amerikes Si po shkon puna me pergatitjet e tjera materiale e logjistike

Arben Ristani Ne kemi bere te gjithe punen paraprake qe duhet per to. Kane mbaruar tenderimet dhe po presim furnizimet nga shoqerite fituese. Kuptohet qe edhe gjithe situata eshte ne ankth deri ne castin e fundit sepse keshtu shkon. Mendojme se nuk do te kete pengesa apo probleme. Deri tani situata eshte ne rregull. Ne i kemi marre masat tona. Shpresojme qe partneret qe bashkepunojme te jene korrekt ne baze te kontratave qe jane lidhur. Materialet jane teresisht moderne dhe sipas standarteve me te mira.

Zeri i Amerikes KQZ ka marre vendim qe rolin e komisioni zonal per tiranen ta luaje vete. A eshte kjo nje ngarkese shtese per ju dhe a keni shqetesim se kjo mund te kundershothet nga opozita

Arben Ristani do gje qe eshte ne boshllek apo qe duhet rregulluar lidhur me zgjedhjet eshte KQZ qe do ti zgjidhe keto probleme pavaresisht se shtohet apo jo puna e tij. Ne jemi te angazhuar per te zgjidhur problemet qe krijohen. Per sa i perket regjistrimit per Tiranen dhe nxjerrjes se rezultatit per Tiranen ka nje praktike nga 2007 por ne fakt atehere ashtu e parashikon ligji kurse tani jo nuk e parashikon nje gje te tille. KQZ do te jete ai qe do te regjistroje kandidatet per Tiranen dhe qe do te nxjerre rezultatin per Tiranen.

Zeri i Amerikes Pyetja e fundit. Si po ju duket atmosfera parazgjedhore ku po hyjne partite kryesore konkurrente

Arben Ristani shte e deshirueshme qe zgjedhjet te konceptohen si nje feste e demokracise dhe ashtu duhet te jete. Ne kemi bere gjithmone te gjitha perpjekjet qe zgjedhjet ti trajtojme si feste sepse ashtu jane ne realitet. Por per fat te keq keto zgjedhje po shkojne me tension dhe ajo qe eshte me e denueshme dhe me e rende eshe se po shoqerohen me shkelje te vazhdueshme te ligjit dhe per me teper me shkelje ne menyre arrogante. Kjo do te veshtiresoje sidomos klimen por edhe punen per te patur zgjedhje te mira dhe me te gjitha standartet. Ne si KQZ do te bejme ate qe na takon ne dhe lusim dhe deshirojme qe edhe partite politike te bejne ate qe iu kerkon ligji zgjedhesit shqiptare stadi i zhvillimit te vendit dhe aspiratat e qytetareve per te qene pjese e vendeve te zhvilluara te Europes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›