E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove Gjykata Kushtetuese e cileson jo kushtetuese zgjedhjen e presidentit te Kosoves

Gjykata Kushtetuese e Kosoves shpalli sot se vendimi i Parlamentit te Kosoves per zgjedhjen e Presidentit te Republikes se Kosoves eshte jo kushtetues.

Vendimi i cili u be publik sot ishte pergjigje ne kerkesen e tridhjetekater deputeteve te Parlamentit te Kosoves nga radhet e Lidhjes Demokratike dhe Aleances per Ardhmerine e Kosoves per nje opinion te Gjykates Kushtetuese rreth procedures se zgjedhjes se presidentit te Kosoves Behgjet Pacolli.

Parlamenti i Kosoves zgjodhi me 22 mars me 62 vota per 4 kunder dhe nje vote te pavlefshme Behgjet Pacollin ne postin e presidentit te Kosoves. Ai u zgjodh ne raundin e trete te votimeve pasi qe ne dy raundet e para ai mori 54 perkatesisht 58 vota. Zgjedhja e tij pasoi nje pushim ndermjet raundit te dyte dhe atij te trete te votimeve qe nga kryetari i Parlamentit Jakup Krasniqi u cilesua si kunder kushtetutes dhe ne funksion te trysnise ndaj deputeteve. Procedura e votimit eshte arsyeja e kerkeses per opinionin e Gjykates Kushtetuese.

Ne vendimin e Gjykates Kushtetuese thuhet se ajo njezeri ka vendosur qe te shpall kerkesen te pranueshme dhe me shumice votash shpall se Vendimi i Parlamentit te Kosoves lidhur me zgjedhjen e Presidentit te Republikes se Kosoves me date 22 shkurt 2011 eshte jo kushtetues pasi qe eshte ne kundershtim me kerkesat e nenit 86 te Kushtetutes se Republikes se Kosoves dhe parimet demokratike te misheruara aty.

Ne njoftimin e Gjykates Kushtetuese nuk saktesohet se cfare do te jete rrjedhoja e ketij vendimi dhe nese do te kete nje rivotim te presidentit aktual apo duhet te zgjidhet nje president i ri.

Nuk ka pasur nje reagim te menjehershem te kabinetit te presidentit apo te partnereve te koalicionit qeverises te cilet ne paralajmerimet e deritashme kane theksuar se jane te gatshem te perballen me Gjykaten Kushtetuese.

Zgjedhja e presidentit pasoi marreveshjen ndermjet Partise Demokratike te kryeministrit Hashim Thaci dhe Aleances Kosova e Re te presidentit Behgjet Pacolli per krijimin e koalicionit qeverises. Kjo marreveshje e cila ka nxitur mospajtime edhe brenda Partise Demokratike eshte kundershtuar nga opozita.

Kjo eshte hera e dyte qe Gjykata Kushtetuese shqyrton ceshtje qe kane te bejne me presidentin e vendit. Heren e pare je vendim i tille kushtezoi zgjedhjet e parakohshme ne vend. Ne shtator te vitit te kaluar ajo nxori perfundimin se ish presidenti i Kosoves Fatmir Sejdiu kishte shkelur kushtetuten duke mbajtur dy poste njeheresh ate te presidentit te vendit dhe te kryetarit te Lidhjes Demokratike te Kosoves. Pas atij vendimi presidenti dha doreheqje duke krijuar nje situate te re politike qe u pasua nga zgjedhjet e parakohshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›