Fushë Kujë, gjenden dy skelete njerëzish në afërsi të një banese
FUSHË KRUJË- Zbulohen dy skelete njerëzish në fshatin Larushë të Fushë-Krujës. Skeletet janë gjetur në afërsi të një banese, rreth 3 km larg saj dhe u zbuluan nga vetë pronari I banesës Pëllumb Xhixho, i cili po gërmonte për të ndëruar një object për nevoja të familjes. Eshtrat ishin pa arkivol, ndërsa njëri prej skeleteve i shkatërruar plotësisht, ndërsa tjetri në gjendje më të mirë.
Mendohet se këto eshtra mund të jenë të ushtarëve italianë, që janë vrarë gjatë luftës së dytë botërore, pasi sipas banorëve dikur në këto zona ka patur varreza të ushtarëve italianë.
Për shkak të shpërbërjes së tyre ekziston mundësia që eshtrat mund të jenë edhe më të hershme, por për konfirmimin e kësaj teze pritet mendimi i ekspertëve.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)