Vlera e Facebookut arrin në 50 miliardë dollarë
Raundi i fundit i investimeve në rrjetin social më popullor ka ndikuar, që sipas disa vlerësimeve, vlera e Facebookut të arrijë në 50 miliardë dollarë.
Shtëpia globale e investimeve, Goldman Sachs, dhe investitorët rusë, Digital Sky Technologies, janë kompanitë e fundit që kanë investuar në Facebook, transmetojnë agjencitë.
Goldman Sachs ka investuar 450 milionë dollarë, ndërsa Digital Sky Technologies ka investuar 50 milionë dollarë. Ky nuk është investimi i parë i Digital Sky Technologies në Facebook, pasi në rrjetin social janë investuar më parë 200 milionë dollarë.
Në investimet e deritanishme Facebooku ka mbledhur 800 milionë dollarë, ndërsa me investimet e fundit, shuma totale është rritur në 1.3 miliardë dollarë.