Kinë, zbulim i madh për energjinë atomike

Mediat shtetërore në Kinë thanë se shkencëtarët kanë zhvilluar një teknologji për riprocesimin e lëndës djegëse bërthamore që mund të çojë në rritjen dramatike të efikasitetit të rezervave aktuale të lëndëve djegëse bërthamore.
Televizioni qendror i Kinës tha se teknologjia e zhvilluar pas 24 vjet hulumtimesh, do t`i mundësojë vendit, që të ripërdorë energjinë e rrezatuar.
Raporti thotë se teknologjia do të ndihmojë në zgjerimin e rezervave të uraniumit deri në 3 mijë vjet nga 50-70 vjet sa mendohej se do kishte rezerva.
Kina ka qenë e shqetësuar për furnizmet me lëndë djegëse për programin e saj bërthamor, të cilin Pekini synon ta zgjerojë, për të përmbushur kërkesat për energji elektrike.