E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ushtari Shalit shkëmbehet me 1027 të burgosur palestinezë

Si rezultat, ushtari izraelit Shalit, do të kthehet në shtëpinë e tij pesë vjet pasi u mor peng nga Hamasi.

26 ministra votuan pro marrëveshjes teksa tre, përfshirë edhe ministrin e Jashtëm Avigdor Lierberman, votuan kundër.

Sipas marrëveshjes, Izraeli do të lirojë 1027 të burgosur në dy faza. Në fazën e parë do të lirohen 450 të burgosur (280 prej tyre të dënuar me burgim të përjetshëm), të cilët do të shkëmbehen me Shalitin.

Ndërsa pjesa tjetër e të burgosurve palestinezë, të përfshirë në marrëveshje, do të lirohet dy muaj më vonë.

Kryeministri Benjamin Netanjahu, ka thënë se pret që Shalit të kthehet në Izrael në ditët e ardhshme. Ndërsa shefi i sigurimit izraelit (Shin Beti-it) tha se “nuk është një marrëveshje e mirë, por në anën tjetër, është e vetmja rrugë nëse duam ta kthejmë në shtëpi Shalitin”./Start/F. P/
 

                                                                                             2011-10-12 09:02
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›