Kriza, Junker: Mund t'i blejmë Greqisë 60% të borxhit
ATHINE- Ndërsa situata vazhdon të jetë ende pa një zgjidhje për situatën e krizës financiare në Greqi, kreu i eurozonës, Zhan Klod Junker nuk përjashton mundësinë e një reduktimi të detyrueshëm nga 50 deri në 60 përqind të borxhit grek me qëllim shpëtimin e vendit nga falimentimi. “Nuk e përjashtoj një veprim të tillë, u shpreh Junker gjatë një interviste për televizionin austriak ORF, por sipas tij blerja e borxheve të Greqisë nuk do të ishte e mjaftueshme dhe se liderët europiane duhet të kujdesen që një veprim i tillë të mos çojë në infektimin e ekonomive të tjera të eurozonës.
“Nuk mund të lejojmë që një vend anëtar i eurozonës të falimentojë, megjithatë ekziston frika se vende të tjera të eurozonës mund ta pësojnë nga vendimi ynë për të blerë borxhet e Greqisë” u shpreh presidenti i Eurogrupit. Ndërkaq, kandidati gjerman për detyrën e anëtarit të bordit të Bankës Qëndrore Europiane, Joerg Asmusen, deklaroi para parlamentit gjerman se rikapitalizimi duhet të bëhet në kontekstin e Bashkimit Europian në mënyrë që asnjë vend të mos përballet me stigmat e mundshme.
Në Athinë, ministri grek i Financave, Evangelos Venizelos deklaroi se vendit të tij i nevojiten 8 miliardë euro deri në nëntor në mënyrë që Greqia të paguajë pagat dhe pensionet.
(s.g/balkanWeb)