E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mblidhte hekurishte, e plagos granata e '97-es

Rreshen- Mbetjet ushtarake te vitit 1997 plagosin mbledhesin e hekurishteve ne Rreshen. Ndrek Koleci, 55-vjec, ka humbur njeren dore teksa ka qene duke seleksionuar disa hekurishte te mbledhura gjate diteve te fundit, me qellim shitjen e tyre. Ngjarja e rende e cila per pak nuk i ka marre jeten, ka ndodhur rreth ores 12:15 te dites se djeshme ne afersi te Ures se Fanit, ne oborrin e baneses se Koleci. Granata ka qene e tipit "mesymese", me bisht druri, e cila eshte gjetur me disa hekurishte te ndryshkura te ferrat afer ish-repartit ushtarak qe eshte rrenuar qe prej 12 vitesh. Koleci ka deshmuar ne polici se e ka pare mes hekurishteve dhe e ka kapur nga doreza, duke tentuar qe ta hedhe diku larg ne ferra. Por ne sekonde eshte degjuar nje shperthim i forte qe i ka demtuar krahun e djathte. Ai eshte gjetur i pergjakur nga deshmitare te rastesishem dhe eshte derguar ne spitalin e Rreshenit. Sipas mjekeve, dora e djathte eshte demtuar plotesisht nga shperthimi i granates, por jeta e pacientit eshte jashte rrezikut. I plagosuri ishte i papune dhe jetonte i vetem ne nje banese te lagjes Ura e Fanit, ndersa mbijetonte duke mbledhur dhe shitur per skrap hekurishte.

A. Ndoja


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›