Cerrik, zhduket nusja 15-vjecare
Cerrik- Zhduket ne menyre misterioze nje nuse 15-vjecare me banim ne fshatin Shales te Cerrikut. Ngjarja ka ndodhur mbremjen e se premtes se kaluar dhe denoncimi eshte bere nga familjaret, vetem pasi kerkimet ne rruge private deshtuan. Zenepe Bardhi, e martuar prej 13 muajsh, ka humbur kontaktet me familjen qe para 6 ditesh. Policia nisi hetimet, kurse babai i vajzes deshmon se Zenepja eshte rrembyer. Uniformat blu shoqeruan disa djem nga fshati te dyshuar, nderkohe qe bashkeshorti i te mitures, Bukurosh Qosja, eshte emigrant ne Greqi.
Denoncimi
Sipas deklarimeve te se vjehrres, Fatime Qosja, nusja e djalit eshte zhdukur nga shtepia rreth ores 19:00 te se premtes. Ajo ka deshmuar ne polici se ka qene tek nje fqinje, dhe kur eshte kthyer nuk e ka gjetur nusen ne shtepi. Ka pritur pak caste, pastaj eshte interesuar tek fqinjet dhe te afermit, por serish pa zbuluar asgje. Atehere ka njoftuar te atin e Zenepes, Ruzhdi Bardhi, me banim ne lagjen "Haxhias" ne Elbasan. Edhe prej tyre ka marre pergjigje negative. Gjate nates babai i vajzes ka udhetuar drejt fshatit Shales te Cerrikut dhe bashke me te aferm te tjere ka nisur kerkimet ne fshat. Me pas eshte lajmeruar policia. E mitura jetonte bashke me vjehrren, pasi burri me te cilin bashkejetonte kishte 6 muaj qe ishte larguar per ne Greqi. Te dy familjet jane lidhur me bashkeshortin Bukurosh Qosja, i cili eshte shprehur ne telefon se nuk dinte asgje per nusen.
Hetimet
Policia e Cerrikut ka arritur ne Shales rreth ores 06:00 te mengjesit te djeshem. Pasi kane kryer veprimet e para dhe kane marre deshmite e nevojshme, policet kane nisur kerkimet bashke me te atin e vajzes dhe njerez te tjere te fshatit. Eshte kerkuar kudo, por nuk eshte gjetur asnje shenje jete per te mituren. Policia ka shperndare foton e Zenepe Bardhit dhe mban lidhje edhe me komisariatet e tjera te vendit, per te mundesuar gjetjen. Hetimet po kryhen ne dy pista, ate te rrembimit me force te 15-vjecares dhe ate te mashtrimit nga ndonje i ri i zones, e largimin e vajzes me deshire. Drejtoria e Policise ka shperndare foton e Zenepe Bardhit ne pikat kufitare dhe ne disa rrethe, pasi nje nga pistat e hetimit eshte edhe trafikimi.
Jane shoqeruar edhe disa persona nga fshati Shales, te cilet u moren ne pyetje rreth ngjarjes.
"Zenepja eshte futur ne kurth dhe rrembyer"
Babai i vajzes, Ruzhdi Bardhi, ka vetem nje merak. Ai deshiron qe vajza te jete gjalle. Te tjerat rregullohen me pas. "Ne banojme ne lagjen "Haxhias" ne Elbasan. Kemi vite qe kemi ardhur aty. Vajza u njoh me Bukuroshin, ne kohen kur ai kryente sherbimin ushtarak ne nje repart ne afersi te lagjes sone. Ajo ishte e mitur", rrefen ai. Megjithate te rinjte u deshen dhe djali e ka rrembyer para 13 muajsh. "Nuk isha kunder kesaj. Por vetem pse ishte e vogel. Ajo do edhe disa muaj qe te mbushe 16 vjec. Bukuroshi me Zenepen bashkejetonin, pasi vajza nuk mund te celebrohet per shkak te moshes se vogel. Dhe me ligj nuk mund te figurojne burre e grua. Prej asaj kohe jemi miq dhe krushq. Vajza shkonte mire me dhendrin", thote Ruzhdiu per gazeten "KJ". Ai mohon qe mes familjeve te kete pasur mosmarreveshje qe te kene detyruar vajzen te largohet. "Nuk e di se cfare ka ndodhur. Para 6 muajsh Bukuroshi iku ne emigracion ne Greqi. I duheshin te holla per te mbajtur familjen, per t'u martuar dhe per te ndertuar jeten e tij. Vajza jetonte me krushken Fatime Qosja", vijon rrefimin Ruzhdiu. Vjehrra eshte shprehur se nuk dinte rrethanat e largimit te nuses, ndersa familja Bardhi eshte njoftuar ne mbremje vone. "Shkova bashke me gruan dhe kontrollova neper shtepi. Nuk ka marre asgje me vete. As cante, as tesha, as celular, as dokument identifikimi, as te holla", vijon i ati, qe sakteson se prej 5 ditesh eshte bere denoncim. Ai ka frike per fatin e te bijes dhe dyshon se e kane mashtruar dhe rrembyer. "Uroj te jete mire dhe te kthehet, pasi nuk mund ta gjykoj se eshte e vogel", perfundon Ruzhdiu.
Fatos Salliu