Ushtria, bisedime SHBA-Irak
Shtetet e Bashkuara dhe Iraku filluan dje negociatat per marredheniet afatgjata mes dy vendeve dhe percaktimin e bazes legale per pranine e trupave amerikane. Bisedimet pritet te sqarojne nese Uashingtoni do te kete baza te perhershme ne Irak, sa do jete numri i trupave te stacionuar atje dhe per sa kohe do te qendrojne. Shtetet e Bashkuara kane deklaruar se presin negociatat te zgjasin deri ne muajin dhjetor.