E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDSH, 6 kushte per te mos ikur nga qeveria

Partia Demokratike Shqiptare nuk ka per qellim mbetjen ne pushtet, perkundrazi lidershipi i PDSH-se ka orientime dhe percaktime te qarta rreth qendrimit te metejme ne koalicionin qeveritar. Lideri i PDSH-se, Menduh Thaci, ne takimin e fundit dje me Kryeministrin Nikolla Gruevski ka parashtruar disa kerkesa, duke mos perjashtuar mundesine qe PDSH te braktise ekzekutivin, nese ato nuk realizohen.
Ligji per gjuhen shqipe, ai per zgjidhjen e statusit te familjeve te ish-pjesetareve te UCK-se, njohja e pavaresise se Kosoves, ligji per perdorimin e flamurit kombetar shqiptar, mbyllja e lendeve te tribunalit te Hages dhe punesimi proporcional i shqiptareve ne administraten shteterore, jane gjashte kerkesa legjitime qe burojne nga oferta e Partise Demokratike Shqiptare te adresuara te Kryeministri Nikolla Gruevski, si kusht per vazhdimin e koalicionit qeveritar.
Vendimin per mbetjen ose jo te PDSH-se ne qeveri, duhet ta marre gjate dy diteve te ardhshme kryesia qendrore e partise. Mungesa e gatishmerise se Kryeministrit Nikolla Gruevski per permbushjen e ketyre kerkesave politike te liderit te PDSH-se, ka shkaktuar reagimin e Menduh Thacit, per largimin e mundshem te partise se tij nga qeveria. Pak dite me pare, deputetja e PDSH-se, Flora Kadriu, ne prani te komisionerit te BE-se per zgjerim, Oli Ren, kerkoi qe para futjes se Maqedonise ne NATO, te plotesohen kerkesat politike te PDSH-se per permiresimin e statusit te shqiptareve. Vezhguesit thone se qeveria e Kryeministrit Gruevski ndodhet ne krize jo vetem prej mosmarreveshjeve ne gjirin e saj, por dhe per shkak te problemit te emrit me Greqine, ne prag te Samitit te NATO-s qe do te mbahet ne Bukuresht.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›