E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nju-Jork, guvernatori ne prostitucion

Guvernatori i shtetit te Nju-Jorkut u kerkoi dje falje publike zgjedhesve dhe familjes se tij pas botimit nga gazeta "The New York Times" te nje shkrimi qe e lidhte me nje rrjet prostitucioni. Demokrati Spitzer kerkoi falje, nderkohe qe bashkeshortja qendronte prane tij. Ai nuk permendi shkrimin e gazetes dhe as nuk shpjegoi pse po kerkonte falje, duke u shprehur se kjo ishte "ceshtje personale". Spitzer tha se kishte shkelur detyrimet ndaj familjes dhe "cdo logjike qe ndan te drejten nga e gabuara". Sipas gazetes, Spitzer ishte zbuluar nepermjet nje pergjimi nga sherbimet federale muajin e kaluar, duke bere plane per t'u takuar me nje grua ne Washington, D.C. Gazeta shkruante se pergjimi ishte bere gjate nje hetimi per nje rrjet prostitucioni i njohur si Emperos Club VIP. Udheheqesi republikan ne legjislaturen e shtetit te Nju-Jorkut, Xhejms Tedisko, beri thirrje per doreheqjen e Spitzer.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›