E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, arrestohen dy vëllezër për vrasjen e 66-vjeçarit

Policia e Fierit ka bërë të mundur arrestimin e autorëve të vrasjes së 66-vjeçarit Hamet Feleqi. Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar dy vëllezërit Sami dhe Mustafa Feleqi përkatësisht 19 dhe 21 vjeç të cilët akuzohen se kanë vrarë për hakmarrje 66-vjeçarin.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në datën 15 tetor të këtij vitit në fshatin Ngjeqar, në vendin e quajtur "Moçalet" ku dy të arrestuarit dyshohen se kanë vrarë me mjete të forta, Hamet Feleqin i cili ka qenë duke punuar tek tokat e tij.
Ndërkohë materialet në ngarkim të të dy të arrestuarve i kanë kaluar prokurorisë për veprën penale "Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›