Ushtria e Ukrainës rrëzon 13 dronë “kamikazë” në rajonin e Mykolaiv

Ushtria e Ukrainës ka rrëzuar 13 dronë “kamikazë” mbi rajonin jugor të Mykolaiv gjatë natës. Ushtria ka bërë me dije se 11-të dronë janë qëlluar nga mbrojtja ajrore e komandës ajrore “Jug” dhe 2 të tjerë nga ushtarët e Gardës Kombëtare të Ukrainës dhe Shërbimit Shtetëror Kufitar të Ukrainës.
“Gjatë natës së 18-19 tetorit, armiku sulmoi dy herë rajonin e Mykolaiv-it me dron kamikaze ‘Shahed-136’. Njëmbëdhjetë u qëlluan nga mbrojtja ajrore e komandës ajrore “Jug”, dy të tjerë – nga ushtarët e Gardës Kombëtare të Ukrainës dhe Shërbimit Shtetëror Kufitar të Ukrainës”, thuhet në deklaratën e Forcave të Armatosura.
Ukraina është përballur me një sulm të gjerë në infrastrukturën kritike dhe burimet e energjisë këtë javë duke përfshirë dronët dhe raketat e lundrimit. Ushtria ukrainase dhe inteligjenca amerikane thonë se Rusia po përdor dronë sulmuese të prodhuara nga Irani. Në gusht, zyrtarët amerikanë thanë se Rusia i kishte blerë këta dronë dhe po trajnonte forcat e saj se si t’i përdornin ato. Sipas presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, Rusia ka porositur 2400 dronë Shahed-136 nga Irani.
/rtsh.al/