E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ushtria egjiptiane shperndan parlamentin

Ne Egjipt Keshilli Ushtarak e ka shfuqizuar perkohesisht kushtetuten dhe ka shperndare parlamentin. Vec kesaj ky organ shpalli krijimin e nje komiteti i cili do te perpunoje ndryshimin e kushtetutes. Keto ndryshime do te votohen ne referendum nga populli. Njekohesisht brenda gjashte muajsh do te shpallen zgjedhje te reja. Ushtria egjiptiane ka premtuar kalimin e qete te pushtetit ne nje qeveri te zgjedhur nga civilet.

Normalizimi i vendit

Ushtria do te garantoje nje tranzicion paqesor te pushtetit te nje sistem i lire demokratik tha zedhenesi i Keshillit me te Larte Ushtarak. Detyre kryesore e qeverise aktuale tranzitore eshte rivendosja e sigurise dhe rendit. Ekonomia duhet te funksionoje serish dhe te pergatitet kthimi ne normalitetin e perditshem tha zedhenesi.

Respektimi i marreveshjeve nderkombetare

Ai e siguroi nderkohe Izraelin dhe partnere te tjere nderkombetare se qeveria tranzitore do tu permbahet te gjitha marreveshjeve ekzistuese Te gjitha marreveshjet rajonale dhe nderkombetare do te mbeten ne fuqi. Ketu ben pjese nje marreveshje paqeje me Izraelin tha zedhenesi Ismail Etman. Izraeli e pershendeti kete shprehimisht. Pjese te opozites bene te ditur se do te bejne thirrje per demonstrata te reja javore ne kryeqytet. Ushtaraket qe sundojne ne Egjipt pas doreheqjes se presidentit Mubarak mund te vihen ne kete menyre nen presion qe te vene ne jete me te vertete reforma.

Autor dpa/ad

Redaktoiav

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›