E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perleshje mes maqedonasve dhe shqiptareve ne Kalane e Shkupit

Grindja ka filluar dje pasdite kur ne kalane e Shkupit ka mberritur nje grup te rinjsh maqedonas qe ka vendosur flamurin me yllin e Vergines qe ne fillim te viteve nentedhjete ka qene flamuri i Maqedonise por eshte ndryshuar per shkak te kundershtimit te Greqise. Flamuri eshte vendosur ne nje objekt qe po ndertohet dhe qe sipas informacioneve te ministrise maqedonase te Kultures do te jete muze dhe objekt kishtar.

Kjo forme e muzeut shkaktoi revolte te shqiptaret dhe ata dy dite me pare me mbeshtetjen e kryesise se Bashkimit Demokratik per Integrim BDI anetare e koalicionit ne pushtet shkaterruan ate qe ishte ndertuar.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Artan Grubi kryetar i OJQ-se Zgjohu

Pas ketij incidenti anetare te OJQ-ve maqedonase dhe shqiptare permes Facebook-ut ftuan per protesta.

Dy grupe kane mberritur njekohesisht dhe policia eshte vonuar keshtu qe ka patur perleshje dhe te plagosur.

Grupi i shqiptareve eshte drejtuar nga Artan Grubi kryetar i OJQ-se Zgjohu. Grubi ka thene se shqiptaret nuk duan incident por konflikti eshte shkaktuar pasi qe shqiptaret jane provokuar.

Ne menyre te ngjashme eshte shprehur edhe Strasso Angelovski i cili ka udhehequr anetaret e OJQ-se TMRO WEB duke shtuar se shkaterrimi i muzeut kishe paraqet perpjekjen per te shkaterruar ndertimin e shtetit te Maqedonise.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kryeministri maqedonas Nikola Gruevski

Kryeminsitri maqedonas Nikola Gruevski u beri thirrje te gjitha partive politike qe te mos shfrytezojne kete situate per qellime partiake.Ne nuk do te lejojme qe ne kete menyre dikush te luaje me ndjenjat e qytetareve dhe ti perdore ato per qellime private tha Gruevski pas incidentit

Aleanca Social Demokratike e Maqedonise ne opozite tha se Kryeministri nuk ka fuqi per tu marre me marredheniet nderetnike dhe kerkoi doreheqjen e ministres se Puneve te Brendshme Gordana Jankullovska dhe zevendesit te saj Xhevat Buci.

Policia arrestoi disa persona te cilet kane marre pjese ne perleshje.

Autor Angelina Verbica

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›