E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dritarja e lirise eshte hapur - Shprese per demokraci ne mbare boten arabe

Miliona qytetare arabe nga Mauritania e deri ne Bahrein jane te entuziazmuar dhe te elektrizuar nga hapja e dritares se lirise sepse te gjithe ata me pak apo me shume vuajne nga tirania dhe mungesa e lirise. Edhe ata jane nje popull.

Pushtetmbajtesi i Tunizise Zine el-Abidine Ben Ali ra me 14 janar ndersa faraoni i Egjiptit Hosni Mubarak me 11 shkurt. Shpresoj shume dhe jam i bindur se keto dy data kane shkruar nje faqe te historise sikur 9 nentori i vitit 1989 qe shenoi renien e Murit te Berlinit dhe fillimin e renies se regjimeve komuniste ne Evropen lindore.

Se pari Tunizia pastaj Egjipti. Po neser Algjeria tani me ka perjetuar disa protesta te ashpra Jemeni poashtu Jordania e madje edhe Sudani. Se shpejti mund te jene ne radhe dhe disa vende te tjera sepse informatat perhapen shume shpejt permes rrugeve me te reja te komunikimit si interneti apo programet satelitore. Ngjarjet ne Tunizi dhe Egjipt mund te lirojne kerkesat e kahershme per liri. Shumekush mendon se ato mund te kene nje efekt domino. Dhuna cenzura shtypjet asgje me nuk mund te ndalonte popullin. Kjo mund te ndodhe gjithandej dhe askush nuk duhet te kete frike nga kjo.

Natyrisht qe ka edhe rreziqe. Kjo mund te shkaktoje vale te re refugjatesh sikur tani ne Lampeduza te Italise. Ketu mund te ndihmoje rritja ekonomike me nje ndihme sa me te madhe te mundshme te Evropes. Ne shtigje te gjata shtrohet pyetja fare do te ndodhe me stabilitetin dhe arkiteturen e sigurise ne rajon Cilat forca do te mbisundojne Shqetesimet jane te kutpueshme por do te ishte nje sinjal i gabuar nese keto gjera vehen tani ne plan te pare. Stabiliteti dhe siguria ne kete rajon kurre nuk kane qene ne nivel dhe ketu pikerisht autokratet e ashtuquajtur pro-perendimor kane nje pjese te fajit. Ne anen tjeter njerezit shume hapur grinden per lirine dhe pluralizmin demokracine dhe barazine sociale. Ata nuk kane marre si baze veprimi fene apo elementet tjera percarese. Per kete meritojne shume respekt. Per fat te mire idelogjite islamike apo te tjera deri tani kane vetem nje rol te vogel.

Historia nuk perseritet por mund te sherbeje si shkolle. Shpresoj se renia e Murit te Berlinit dhe renia e regjimeve komuniste ne Evropen lindore do te jene si mesim per boten arabe. Shpresoj se do te kemi ndryshime revolucionare - pa gjakderdhje. Po une enderroj per nje bote te re arabe me sisteme pluraliste dhe qeveri te zgjedhura me mjete demokratike me sistem te pavarur juridik kur respektohen liria e te menduarit dhe ku ka nje shoqeri te fuqishme civile. E di qe keso enderrash kane dhe shume njerez te tjere ne te gjitha vendet arabe qytetaret synojne liri dhe barazi. Ata nuk duan qe dikush te perzihet ne menyre direkte nga jashte. Por duan solidaritet dhe mbeshtetje.

Autor Ibrahim Mohamad

Redaktoi Bahri Cani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›