Si zvarrisen proceset gjyqesore ne Shqiperi

Kur te pandehruve kryesore ne dosjen gjyqesore Gerdeci iu hoq masa e sigurise burg pa afat dhe u vendos per arrest shtepiak palet ne gjykim mbajten qendrime te ndryshme. Fale presionit dhe reaksionit te opinionit publik per berjen e drejtesise mbi tragjedine e 15 marsit 2008 me te vrare dhe te plagosur rreth 20 km larg Tiranes avokatet prokuroret dhe gjykata nisen te falesojne njeri tjetrin. Avokatet mendojne se nuk kane patur gatishmeri nga gjykata qe te kene brenda afateve dosjet dhe dokumentacionin e nevojshem mbi te cilen ata bejen mbrojtjen e klienteve. Gjykata pretendon se kane qene mungesat e qellimshme te avokateve qe e kane zvarritur procesin. Po te pakenaqur jane dhe prokuroret e ceshtjes.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Artan Hoxha
Por ceshtja Gerdeci nuk eshte e vetmja qe ka hyre ne kalvarin e shtyrjes se seancave. Ka dhe dosje te tjera per ngjarje te renda kriminale te cilat kane nisur prej viteve dhe nuk dihet se kur do te kete nje vendim gjyqesor ne lidhje me to.
Drejtori i Institutit te Studimeve Bashkekohore Artan Hoxha e quan te justifikuar shqetesimin e opinionit publik per fenomenin e zvarritjes se proceve gjyqesore. Aq me teper kur behet fjale dhe per dosje qe kane nje vemendje te jashtezakonshme per natyren dhe demin e madh qe kane shkaktuar. Hoxha mendon se ecuria e nje procesi dhe pritmeria e publikut shfaqet dhe si nje kontradikte qe vjen nga moskuptimi i sistemit te drejtesise. Si ne cdo vend demokratik edhe ne Shqiperi aplikohet nje sistem drejtesie ku i jepen garanci proceduriale dhe konceptuale te pandehurit. Sistemet e drejtesise te meparshme ku avantazhin e ka shteti si akuzator ka dhene pasoja te tmershme thote Artan Hoxha per DW.
Ndaj dhe njerezimi ka bere zgjedhjen tjeter per supergaranci per te pandehurit. Ai denohet kur provohet fajesia pertej cdo dyshimi. Dhe gjate gjithe procesit gjyqesor garancite jane shume te medha. Keto garanci na garantojme qe te mos kemi te pafajshem te denuar. Demokracite e kane bere kete zgjedhje me mire te mos kemi nje te pafajshem te denuar dhe te na shpetoje ndonje i fajshem i padenuar. Por kjo nuk justifikon manovrat te pambeshtetura ne ligj qe mund te bejne gjate nje procesi gjyqesor.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Idajet Beqiri Kryetari i Forumit te Avokateve te Shqiperise per Drejtesi
Artan Hoxha shikon dhe nje aspekt qe stimulon kohezgjatjen e proceseve gjyqesore. Sipas tij sistemi i procedures penale eshte ndertuar per raste kur ne qender eshte nje i pandehur ose nje numer i vogel i tyre. Gjerat nisin te veshtiresohen kur numri i atyre qe jane ne banken e akuzes eshte i madh si psh ne rastin e gjykimit te tragjedise se Gerdecit kur jane 29 te tille thote Hoxha per DW.
Edhe ne marredhenie mirebesimi edhe ne zbatim te procedurave korrekte ne nje megaproces te tille menaxhimi i hetimit gjyqesor cenon afatet normale. E keni parasysh qe jane dhjetra avokate te cilet sikur dhe kerkesa te logjikshme te bejne duan kohe aq me teper kur ka mes tyre dhe nga ata qe duan te perfitojne ose spekullojne me procedurat. Por sistemet demokratike ligjore kane instrumente qe i amortizojne i minimizojne keta faktore kunderproduktive sic mund te permend rolin e dhomave te avokatise qe mund te jene aktive per te ndeshkuar abuzuesit keqperdoruesit e te drejtave proceduriale.
Kryetari i Forumit te Avokateve te Shqiperise per Drejtesi Idajet Beqiri e pershkruan si nje semundje te vjeter ne gjykatat e vendit te zvarritjes se proceseve madje edhe kur ato jane te bujshme dhe kane interes e ndjeshmeri te madhe tek publiku. Ne nje proces jane dy pale para gjykates avokatet se bashku me te pandehurit dhe prokuroret. Nuk besoj se eshte e frytshme hedhja e fajit tek njeri tjetri thote Idajet Beqiri per DW-ne.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Gerdeci
Ne te pakten ne raport me njeri tjetrin jemi te ndergjegjshem se kush e ka fajin. Por per mendimin tone zot i ceshtjes eshte gjykata. Ne rast se avokati nuk eshte korrekt dhe nuk shkon ne gjykim atehere gjykata ka listen e atyre qe jane rezerve te propozuar nga dhoma e avokateve sepse ata duan pune. Por gjykata ne kete nuk eshte korrekte dhe nuk e ben detyren si duhet. Ndonjehere gjyqtaret qofte deh per raste banale sepse ai mund te kete nje hall te vetin arrin deri aty sa ben nje marreveshje me avokatin qe bej nje kerkese per shtyrjen e gjykimit sepse kam nje hall une sot. Deri ketu ka arritur puna.
Per rastin e gjykimit te tragjedise se Gerdecit se fundi dhe ministria e drejtesise ka shprehur pakenaqesi per ecurine e ketij procesi duke kerkuar qe gjithshka ka ndodhur deri me sot te behet objekt analize ne Keshillin e Larte te Drejtesise qe drejtohet nga Presidenti i Republikes
Autor Arben Muka
Redaktoi Aida Cama