E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shet veshkën për të paguar kredinë

Podgoricë, 8 gusht - Një gazetar malazez ka nxjerrë në shitje veshkën për të paguar kredinë. Lajmi është transmetuar nga agjencia e lajmeve Beta.

Gazetari Marko Perishiq nga Nikshiçi, shkruajnë mediumet malazeze, nuk kërkon para, por i jep veshkën e tij si kompensim atij që do t’ia paguajë kredinë.

Gazetari Perishiq një kohë të gjatë ka punuar për mediumin e fabrikës “Nasha reç” (Fjala jonë), por për shkak të krizës ekonomike paga i është zvogëluar për 20 për qind dhe nuk është në gjendje të paguajë këstet e kredisë.

Ligji malazez ndalon tregtinë me organe njerëzore, si dhe shpalljen e kërkesës dhe shitjes së organeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›