E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta kërkon nga Damasku njohjen e Kosovës

Damask, 8 gusht  – Zv/kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ilir Meta po zhvillon një vizitë zyrtare në Siri, ku u prit në një takim të veçantë nga presidenti Bashar Alassad.

Gjatë takimit u shkëmbyen mendime mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimin e tyre të mëtejshëm, për çka u ra dakord të përshpejtohet plotësimi i kuadrit ligjor të këtyre marrëdhënieve me realizimin dhe nënshkrimin e disa marrëveshjeve të rëndësishme për nxitjen dhe mbrojtjen e investimeve, heqjen e taksimit të dyfishtë, në fushën e turizmit, bashkëpunimit ekonomik, tregtar dhe teknik, si dhe zhvillimin e konsultimeve diplomatike mes ministrive të punëve të jashtme të dy vendeve.

Gjatë bisedës, ministri Meta në mënyrë të veçantë u përqendrua mbi çështjen e Kosovës, duke theksuar se opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, i cili e cilësoi shpalljen e pavarësisë si një akt që nuk bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare. Pasi e vlerësoi Kosovën si një realitet të pakthyeshëm dhe legjitim, i cili në të ardhmen do të zërë vendin e merituar në organizatat ndërkombëtare, Meta i kërkoi presidentit Alassad që Siria të rivlerësojë qëndrimin e saj mbi këtë çështje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›