SHBA, gaz lotsjellës ndaj protestuesve anti-kapitalistë

Policia e Shteteve të Bashkuara ka përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë qindra protestues anti-kapitalistë në Okland të Kalifornisë.
Sipas autoriteteve të sigurisë, tre policë janë plagosur, ndërsa janë arrestuar 150 protestues.
Burimet e njëjta thanë se përleshjet ndodhën kur turma nga “Pushtimi i Okllandit” nisi të dëmtojë objektet përreth.
Policia është përgjigjur me gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, disa prej të cilëve kanë hedhur shishe dhe objekte të tjera në drejtim të policisë.