Ushtria nis operacionet ne Ultesiren e Shkodres

Vetem ne zonen e operacionit jane perqendruar 192 forca ushtarake, 17 mjete transporti te renda, si edhe 2 fadroma, 2 eskavatore, dhe nje vin, qe do te sherbejne per rindertim te argjinaturave apo perforcimin e tyre.
13 motobarka dhe 4 barka jane mjetet qe ushtria ka ne dispozicion per te perdorur ne cdo moment per te evakuar baore nga ndonje zone e mundshme e izoluar nga uji. Nen komanden e shefit te shtabit te pergjithshem te ushtrise, qe drejton edhe operacionin, jane edhe tre heliokoptere qe do te levizin me urdhrin e tij sipas nevojave te mundshme.
Gjate se enjtes jane evakuuar 100 veta ne Renc, ne komunen Guri i Zi. Ndersa ushtria ngriti 2 kampingje me 30 adra per banoret e fshatit Suka te Dajit dhe te Pentarit.
Gjithashtu ne mbeshtetje te operacioneve gjate permbytjeve ne Shkoder jane ne dispozicion batalioni i kembesorise malore. Pjesa me e madhe e mjeteve te Brigades se Mbeshtetjes Rajonale dhe asaj logjistike, si edhe mjete e trupa te Bataliont te Policise Ushtarake.