Ambasadori Hamiti dorëzon kredencialet në Zelandë

Ambasador jorezident i Republikës së Kosovës në Zelandën e Re, Muhamet Hamiti , i ka dorëzuar sot letrat kredenciale Guvernatorit të Përgjithshëm të Zelandës së Re, Anand Satyanand.
Ceremonia tradicionale e paraqitjes së letrave kredenciale u zhvillua në Shtëpinë e Qeverisë, selinë e Guvernatorit të Përgjithshëm të Zelandës së Re në Wellington, njofton Ministria e Jashtme e Kosovës, nëpërmes një komunikate për shtyp.
Ambasadori Hamiti kaloi fillimisht nëpër procedurën tradicionale të ballafaqimit me "sfidën Maori", ndërsa më pas u bëri rivistë trupave të Gardës së Nderit të ushtrisë së Zelandës së Re. "Pjesa e tretë shënoi në të vërtetë dorëzimin zyrtar të letrave kredenciale të Presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiut, përmes të cilave Muhamet Hamiti emërohet ambasador në Zelandën e Re. Muhamet Hamiti ia dorëzoi këto letra Guvernatorit të Përgjithshëm të Zelandës së Re, Sër Anand Satyanand", thuhet më tutje në komunikatë.
Ambasadori Hamiti dhe Guvernatori Satyanand mbajtën nga një fjalë rasti, në prani të zyrtarëve qeveritarë, përmes të cilave uruan për suksesin e marrëdhënieve në mes të të dyja vendeve, duke veçuar edhe lidhjet, kryesisht të kohëve të reja, në mes të dy popujve. Hamiti falënderoi Zelandën e Re për ndihmën që i ka dhënë Kosovës në dekadën e fundit dhe për pranimin e mikpritjen e refugjatëve të luftës nga Kosova.
Si i dërguar i Kosovës në Zelandë të Re, Muhamet Hamiti tha se do të të punonte që të përkthente afeksionin në mes të dy shteteve tona në një marrëdhënie dobiprurëse për të dyja palët.
Kurse Satyanand tha se vendi i tij e merr seriozisht përgjegjësinë e të qenit qytetar i mirë ndërkombëtar. Ai ka rikujtuar se Zelanda e Re i hapi dyert për qindra refugjatë kosovarë në vitin 1999, sikur që edhe mbështeti kërkesat e suksesshme për anëtarësim të Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në Bankën Botërore gjatë vitit të kaluar.
Ndërsa një ditë herët, ambasadori i Kosovës takoi në Wellington zyrtarë të lartë të Qeverisë së Zelandës , zëvendëssekretarin në Ministrinë e Jashtme dhe të Tregtisë, Peter Hamilton dhe drejtorin e divizionit për Evropë në këtë ministri, George Troup, me të cilët bisedoi për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Po të mërkurën, Hamiti ka takuar ambasadorin e Argjentinës në Zelandë të Re, Pedro R. Herrera, i cili është dekan i korit diplomatik në këtë vend, si dhe Komisionerin e Lartë të Tongas, Siaosi T. ‘Aho-n. Në takim u bisedua për zhvillimet në Kosovë. Hamiti u përcolli këtyre diplomatëve kërkesën e autoriteteve të vendit tonë për njohjen e pavarësisë së Kosovës, përfundon komunikata e MPJ-së.