Gjykata Kushtetuese rrëzon ankesën e Mimozës

Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë të gjitha ankesat dhe kërkesat e Mimoza Kusarit-Lilës (AKR) për procesin zgjedhor në komunën e Gjakovës.
Nëpërmjet një komunikate për media, kjo gjykatë ka njoftuar se kërkesa me shifrën KI 73/09 (për Gjakovën), është hedhur poshtë si e pabazuar.
Po ashtu, thuhet se është refuzuar kërkesa për vënien e masës së përkohshme.
Kërkesat për Gjakovën, Gjykata Kushtetuese i ka shqyrtuar më 18 dhe 19 shkurt në përbërje të plotë të saj.
“Kërkesat e regjistruara pranë Sekretarisë së Gjykatës, me sa vijon: KI. 06/09, KI. 12/09, KI. 13/09, KI. 21/09, KI. 23/09, KI. 31/09, KI. 68/09 dhe KI. 71/09 janë refuzuar për shkak të palejueshmërisë së tyre, ndërsa kërkesa KI. 73/09 është hedhur poshtë si e pabazuar, si dhe është refuzuar kërkesa për vënien e masës së përkohshme”, thuhet në komunikatë.
Palët e involvuara në këtë proces, sipas komunikatës, do të njoftohen zyrtarisht me vendimin, në pajtim me afatet ligjore të përcaktuara me Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregulloren e Punës së Gjykatës.
Mimoza Kusari-Lila, kandidate e Aleancës Kosova e Re për kryetare të Gjakovës në zgjedhjet lokale, shprehet e habitur me vendimin e Gjykatës.
Ajo thotë se aktualisht nuk dëshiron të bëjë shumë komente, pa e marrë zyrtarisht vendimin.
“Bash kam dëshirë ta shoh vendimin dhe ta shoh arsyetimin e tyre për këtë lëndë”, ka thënë ajo, të mërkurën, për Express.
Kusari-Lila tha se padia në Gjykatën Kushtetuese ka qenë hapi i fundit që ajo ka mundur të ndërmarrë për zgjedhjet në Gjakovë.
“Por ne do t’i kemi qëndrimet tona posa ta marrim zyrtarisht vendimin. Sepse, nuk mundet për faktet të cilat janë të pakontestueshme me marrë vendim tjetër. Lënda e Gjakovës nuk është mbyllur në momentin që është certifikuar, por është trajtuar ende. Atëherë këtu ka shkelje shumë serioze, të cilat këtu po miratohen edhe prej Gjykatës Kushtetuese”.
Ajo tha se anëtarët e Gjykatës në fjalë do të ishte mirë të ishin të pavarur dhe të mos varen nga askush.
“Nëse vendimi është bazuar në një stabilitet apo qetësi politike, atëherë është shumë mëkat që Gjykata Kushtetuese vetë po e shkel Kushtetutën”, tha ajo.
Zgjedhjet në Gjakovë janë shoqëruar me shumë ankesa qysh më 15 nëntor, 2009, ditën e votimit.
Kandidatja e AKR’së i ka dorëzuar ankesat e saj në të gjitha instancat, por asnjëra nuk i ka dhënë përgjigje të kënaqshme.
Komisioni Qendror Zgjedhor ka certifikuar fitoren e kandidatit të AAK’së, Pal Lekaj.