Ushtria nuk është e aftë ta mbrojë Indinë
Shefi i ushtrisë indiane, Vixhej Kumar Singh, ka tërhequr vërejtjen se forcat e armatosura të Indisë janë të dobëta dhe nuk janë të afta për ta mbrojtur vendin.
Në një letër e cila dyshohet se ka rrjedhë në media, gjenerali Singh i ka shkruar kryeministrit të Indisë, se mbrojtëset ajrore në 97% të rasteve janë të vjetëruara, se ushtrisë së këtij vendi i mungojnë pajisjet e nevojshme dhe se forcave tankiste të Indisë u mungon municioni kritik për ti mundur tanket armiqësore.
Ministri i mbrojtjes, A. K. Antoni, tha se qeveria po i shqyrtonte këto shqetësime. Politikanët nga të gjitha partitë kanë reaguar me zemërim ndaj kësaj letre.
Disa kanë bërë thirrje që shefi i shtatmadhorisë të paraqes dorëheqje, nëse merret vesh se është përgjegjës për rrjedhjen e letrës në media.
Forcat e armatosura të Indisë e kanë filluar një proces të modernizimit gjatë viteve të fundit, kështu që ky vend është bërë importuesi më i madh i armatimit në botë. /REL/