E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ushtria siriane vazhdon te ofensiven kunder opozites

Ne Siri ushtria ka zgjeruar serish ofensiven kunder kritikeve te qeverise njoftojne agjencite e lajmeve. Ne qytetin milionesh Aleppo jane arrestuar shume studente te cilet kishin demonstruar kunder presidentit autoritar Bashar al-Assad thuhet ne njoftimet e bazuara ne informacionet e deshmitareve ne vendngjarje. Ushtaret kane ngritur pika kontrolli dhe patrullojne neper rruge. Kontrolli i pavarur i ketyre te dhenave nuk eshte i mundur pasi autoritetet siriane kane debuar thuajse te gjithe gazetaret. Ne Damask mijera nepunes shteterore dhe anetare te partise qeverisese Baath moren pjese ne nje miting pro Asadit. Presidenti i Sirise Bashar al-Assad ne nje fjalim diten e hene premtoi ndryshime por nuk dha hollesi apo nje plan kohor. Assad foli per nje dialog kombetar ne te cilin do te jete e perfshire edhe opozita si dhe ndryshime kushtetuese. Perfaqesues te opozites u shprehen te zhgenjyer nga fjalimi pasi presidenti beri te qarte se nuk heq dore nga pushteti. Ne shume qytete te Sirise pati serish demonstrata. Ministrat e jashtem te BE-se njoftuan sanksione te reja kunder udheheqjes ne Damask. Sipas te dhenave te aktivisteve per te drejtat e njeriut ne protestat e vazhdueshme kunder regjimit te Assadit deri tani jane vrare 1.300 vete.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Sheshi Saadallah al-Xhabiri ne Aleppo

Obama dhe Erdogan bejne thirrje per dhenien fund te dhunes

Presidenti amerikan Barack Obama dhe kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan i kane bere thirrje Sirise ti jape menjehere fund dhunes dhe te ndermarre reforma konkrete. Obama dhe Erdogan ne nje telefonate kane qene te nje mendje se udheheqja siriane duhet te respektoje deshirat demokratike te popullit u be e ditur nga zyra e presidentit te SHBA-se. Fjalimi i Asadit te henen u kritikua ne Turqi dhe shtetet perendimore si i pamjaftueshem. Ministri i Jashtem gjerman Guido Westerwelle e quajti ate fjalimin e nje njeriu te pakorrigjueshem.

Autor xhani dpa

Redaktoi verbica

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›