E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ushtria turke hakmerret ndaj rebelëve kurdë

Ushtria turke ka sulmuar bazat e rebelëve kurdë në Irakun verior, në hakmarrje ndaj vrasjes së tetë ushtaravë turq dhe rojes së fshatit, nga një pjesëtar i Partisë Punëtore të Kurdistanit.

Ngjarja ndodhi në provincën Hakari, pranë kufirit të Irakut. Kryeministri Rexhep Taip Erdogan i ka dënuar vrasjet, duke thënë se përgjegjësit do të dalin para drejtësisë.

Raportet thonë se avionët luftarakë të Turqisë kanë goditur trupat kurde në rajonin Kandil dhe në zona të tjera të Irakut.

Partia Punëtore e Kurdistanit ka nisur një betejë për më shumë autonomi në Turqi që nga viti 1984. Rreth 40 mijë persona, shumica kurdë, kanë humbur jetën gjatë këtyre dekadave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›