Bursat ndërkombëtare në kontrast

Mbyllje në kontrast për bursën e Wall Street në Nju Jork. Ndërsa Dow Jones shënoi rritje me 0.03 % të pikëve, indeksi tjetër Nasdaq shënoi rënie me vlerën 0.47 %. Rritje shënoi edhe indeksi SP, që fitoi 0.09 % të totalit të pikëve.
Bursat ndërkombëtare po kalojnë paqartësitë e krijuara nga rreziku i rikthimit të krizës financiare në disa vende.
Stabilizimit të tregjeve nuk u ka shërbyer as takimi i një dite më parë mes kancelares gjermane Angela Merkel me presidentin Francez, Nikolas Sarkozi.