Ushtronte prostitucion kundrejt 500 lekëve dhe vidhte në bashkëpunim, kapet nga policia

Durrës, 8 korrik, NOA Forcat e policisë së Durrësit kanë mundur të vënë në pranga 26-vjeçaren Adelina M., banuese në Shishtavec të Kukësit, pasi është kapur në flagrancë duke ushtruar prostitucion kundrejt shumës së 500 lekëve në hotelin Riviera në Shkozet me personin me iniciale B.M.
Por burimet policore bëjnë të ditur për agjencinë e Lajmeve NOA se ajo rezultonte të ishte e dënuar edhe me 9 muaj burg për veprën penale të Vjedhjes në bashkëpunim të parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.
Menjëherë forcat e policisë së Durrësit kanë vënë në dijeni për kapjen e saj policinë e Kukësit për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.
n.e/NOA