E Diel, 1 Nëntor 2026

Kanosi me automatik gjatë konfliktit për motive të dobëta, bie në prangat e policëve

Shkodër, 8 korrik, NOA Një konflikt për motive të dobëta është bërë shkak i kanosjes me armë zjarri automatik, që 26-vjeçari Flamur Kalvari ia ka bërë personit me inicialet D.G.

Sipas burimeve policore, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në Shkodër dhe policia menjëherë u vu në ndjekje të autorit të saj, sapo mësoi se kishte një konflikt mes dy personave në lagjen Draçan të qytetit verior, duke mundësuar kapjen në flagrancë të tij, së bashku me armën e zjarrit automatik, të cilën i lartpërmenduri e mbante pa leje.

Materialet në ngarkim të tij do ti kalojnë prokurorisë për veprime të mëtejshme mbi veprat penale të Kanosjes serioze dhe Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake.

n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›