E Diel, 1 Nëntor 2026

Vodhi 860 mijë lekë dhe dy unaza floriri në një shtëpi, i dyshuari kapet nga policia

Krujë, 8 korrik, NOA Forcat e policisë kanë arrestuar në flagrancë 23-vjeçarin Aleksandër Stafuka, lindur dhe banues në lagjen Bakias të qytetit të Krujës.

Sipas burimeve policore për agjencinë e Lajmeve NOA, ai rezulton të jetë i dënuar edhe më parë për veprën penale të Vjedhjes, ndërsa këtë herë akuza ndaj tij rëndon mbi një vjedhje të kryer në një shtëpi ku dyshohet se ai ka marrë 86.000 lekë  dhe dy unaza floriri.

Materialet do ti kalojnë prokurorisë së Krujës për veprën penale të vjedhjes së parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›