E Diel, 1 Nëntor 2026

Konflikti i çastit, gjendet i prerë me thikë rreth qafës 19-vjeçari, jashtë rrezikut

Shkodër, 8 korrik, NOA Forcat e policisë bëjnë me dijeni se në afërsi të fshatit Zus në Shkodër, pikërisht në vendin e quajtur Bregu i Lumit Buna, është plagosur me armë të ftohtë thike në pjesën e qafës), 19-vjeçari A. Mehja, lindur dhe banues në po këtë fshat.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, i dëmtuari është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Shkodrës dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimore, ku nga hetimet e kryera, rezultoi se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, si pasojë e një konflikti të çastit.

Duke u bërë i mundur edhe identifikimi i autorit të krimit, 28-vjeçari Dritan Gucija, lindur e banues në lagjen Fahri Ramadani, Shkodër, ndaj të cilit është shpallur kërkimi dhe po punohet për kapjen e tij.

n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›